AKTUALE

LSDM: Qeveria po i ikën standardeve dhe reformave evropiane përcjell

Kanë mbetur edhe 12 ditë deri në afatin që vetë Hristijan Mickoski vendosi për përmbushjen e reformave dhe detyrimeve evropiane. Edhe 12 ditë deri në një zhgënjim tjetër të madh dhe një premtim tjetër të paplotësuar nga Mickoski, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Pa ndryshime në Kushtetutë dhe përfshirjen e pakicave, nuk do të ketë vazhdim të integrimit në BE, asnjë lëvizje nga pika e vdekur. Nuk do të ketë hapje të fazës tjetër të negociatave, pavarësisht se sa pika do të përmbushen formalisht. Ky është thelbi”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se vetë Mickoski pretendoi se kishte shumicë absolute, ai vetë e shfuqizoi Qeverinë Teknike pa konsensus.

“Tani le të mos kërkojë alibi nga LSDM-ja. Ne nuk do të jemi alibia e tij për dështimin në zbatimin e reformave. Le t’i përfundojë reformat që premtoi, le t’i përmbushë detyrimet e tij deri më 1 qershor. Le t’i përfshijë pakicat në Kushtetutë dhe të tregojë se vërtet dëshiron që Maqedonia të vazhdojë drejt BE-së. Ose le t’ua pranojë më në fund qytetarëve se nuk e dëshiron BE-në sepse ka frikë nga standardet, reformat, gjyqësori i pavarur dhe përgjegjësia evropiane”, shtojnë nga LSDM.

Banner

Related posts

Krahu i Taravavit demanton lajmin për një takim tet-tet mes Taravarit dhe Selës

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj për zgjedhjet në Kosovë: Le të respektohet vullneti i popullit, të punojmë së bashku për të realizuar kauzat tona kombëtare

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Vazhdimi i rrugës europiane është prioritet absolut për mua

Gjyla Halili