
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës realizoi disa takime me zyrtarë të lartë të këtij shteti.
🔹️Në fillim të vizitës zyrtare, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, u takua me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, ku u theksuan miqësia tradicionale, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi i gjatë konstruktiv ndërmjet Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
📌Nënkryetari Camaj theksoi se Mali i Zi është i përkushtuar ndaj qëllimit për t’u bërë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028 dhe se pret mbështetje të vazhdueshme nga të gjitha shtetet anëtare në rrugën e integrimeve evropiane.
☑️Camaj vuri në pah rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal si themel i stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Ai theksoi se Mali i Zi përfaqëson një shembull të mirë të harmonisë multietnike, respektit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës së popujve dhe komuniteteve të ndryshme, si dhe se shqiptarët në të dy shtetet japin një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve miqësore, stabilitetit politik dhe vlerave evropiane.
Kryetari Gashi i uroi Malit të Zi përfundim të suksesshëm të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se përvoja e Malit të Zi në integrimet evropiane është shumë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut.
Ai theksoi se rruga e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian përballet me disa sfida, por se shteti vazhdon të punojë intensivisht në reformat e rëndësishme për përparimin e mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për nivelin e deritanishëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve mike, duke vlerësuar se ekziston hapësirë e konsiderueshme për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në nivel parlamentar dhe rajonal, veçanërisht përmes komunikimit më intensiv dhe shkëmbimit të përvojave në procesin e integrimeve evropiane.



