AKTUALE

Genc Prelvukaj mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Genc Prelvukaj ka reaguar në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët pritet të protestojnë në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.

Përmes një mesazhi publik, Prelvukaj theksoi se studentët shqiptarë nga çdo zonë e Maqedonia e Veriut janë ngritur në këmbë për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe statusin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Artisti vlerësoi mobilizimin e të rinjve shqiptarë, duke e cilësuar atë si një shembull të ndërgjegjësimit qytetar dhe të unitetit kombëtar.

“Nesër, zëri i studentëve shqiptarë do të jetë zëri i dinjitetit dhe i mbrojtjes së identitetit tonë kombëtar,” thuhet në reagimin e tij.

Protesta në Shkup pritet të mbledhë studentë dhe qytetarë shqiptarë nga disa qytete të vendit, në mbështetje të gjuhës shqipe dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë.

Ja postimi plotë:

Nesër ka protestë në Shkup. Studentë shqiptarë nga secila zonë e Maqedonisë së Veriut, janë ngritur në këmbë për tu vënë në mbrojtje të identitetit dhe gjuhës.
🇦🇱🇦🇱

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi falënderon mbështetësit e protestës në Tetovë

Gjyla Halili

Rrustemi inspekton punën e Korridorit 8

Gjyla Halili

Hapet thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje

admin