AKTUALE

Ahmeti pas shfaqes së “Otello” në Tiranë: Arti mbetet forcë e shoqërisë

Banner

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në premierën e shfaqjes Otello në Teatri Kombëtar në Tiranë.

Shfaqja, e realizuar nën regjinë e Qëndrim Rijani, solli para publikut një interpretim bashkëkohor të një prej kryeveprave më të njohura të William Shakespeare.

Përmes një postimi publik, Ahmeti e cilësoi mbrëmjen si një përjetim artistik mbresëlënës, duke vlerësuar interpretimin skenik dhe qasjen regjisoriale të shfaqjes.

“Ishte një mbrëmje artistike mbresëlënëse, ku interpretimi skenik dhe qasja regjisoriale sollën para publikut emocionin dhe madhështinë e një prej kryeveprave më të njohura të dramaturgjisë botërore”, ka shkruar Ahmeti.

Ai theksoi se arti dhe kultura mbeten elemente të rëndësishme në pasurimin e jetës shoqërore dhe shpirtërore.

Ja postimi plotë:

Me kënaqësi mora pjesë në Teatrin Kombëtar në Tiranë, në premierën e shfaqjes Otello, vepër e Shekspirit, me regji të Qëndrim Rijanit.

Ishte një mbrëmje artistike mbresëlënëse, ku interpretimi skenik dhe qasja regjisoriale sollën para publikut emocionin dhe madhështinë e një prej kryeveprave më të njohura të dramaturgjisë botërore. Përmes një realizimi dinjitoz dhe një performance të fuqishme artistike, shfaqja dëshmoi edhe njëherë rëndësinë që arti dhe kultura kanë në pasurimin e jetës sonë shoqërore dhe shpirtërore.

Banner

Related posts

MBAHET MBLEDHJA E RREGULLT E MYFTINISË SË BFI TETOVË ME RASTIN E SHPALLJES SË ZGJEDHJEVE KOLEKTIVE NË BFI

Gjyla Halili

UÇK KRYEMINISTRE E MAQEDONISË SË VERIUT

Gjyla Halili

Një minorene nga Shkupi u dha 25,000 euro shokëve të klasës që të mos e rrihnin vëllain e saj të sëmurë

Gjyla Halili