
Drama e William Shakespeare, Otello, një nga tragjeditë më të njohura të teatrit botëror, pati premierën më 15 maj në skenën e Teatri Kombëtar në ArTurbina, nën regjinë e Qëndrim Rijani.
Shfaqja erdhi si pjesë e sezonit artistik të teatrit dhe solli në skenë një kast të njohur aktorësh, mes tyre Arben Derhemi, Lulzim Zeqja, Linda Jarani, Donald Shehu, Luli Bitri, Viktor Zhusti dhe të tjerë.
Vepra, e përkthyer nga Fan Noli, trajton përplasjen mes pushtetit, dashurisë dhe manipulimit, që çon drejt një tragjedie të pashmangshme.
Në interpretimin regjisorial të Rijanit, historia nis në të tashmen dhe gradualisht zhvendoset drejt rrënjëve klasike të Shekspirit.
Sipas produksionit të Teatrit Kombëtar, “Otello” mbetet një tekst që sfidon çdo kohë dhe brez.
Regjisori Qëndrim Rijani, i njohur për pjesëmarrje në festivale ndërkombëtare, sjell kësaj here një interpretim të ri të një prej veprave më të fuqishme të Shekspirit.
Premiera u ndoq nga figura të shumta të njohura të artit, kulturës dhe politikës shqiptare, ndërsa i pranishëm ishte edhe Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti.
Otello” do të shfaqet në Teatrin Kombëtar në datat 15, 16 dhe 17 maj.

