AKTUALE

Në Bern, Rina Ajdari thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar: Modeli zviceran, shembull për avancimin demokratik

Banner

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bern, Koordinatorja e grupit parlamentarë të Bdi-së, Rina Ajdari dhe deputetë nga Maqedonia e Veriut zhvilluan takim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës, Pierre-André Page.

Gjatë takimeve të zhvilluara me përfaqësues të institucioneve zvicerane, u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për ndarjen e praktikave të mira në funksion të avancimit të proceseve demokratike dhe funksionimit të institucioneve.

Ajdari vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Zvicra në proceset reformuese dhe eurointegruese, duke theksuar se kjo përbën një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin institucional të vendit.

Ajo gjithashtu nënvizoi rolin e diasporës si urë lidhëse mes dy vendeve, si dhe rëndësinë e modelit zviceran të bashkëjetesës dhe kulturës politike si shembull për avancimin e standardeve demokratike.

Ja postimi i plotë:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bern, bashkë me kolegë deputet patëm mundësinë të takohemi me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës, Sh.T. Pierre-Andre Page.

U konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore me shtetin e Zvicrës si dhe mundësia për bashkëpunim ndërparlamentar.

Zvicra na jep mbështetje të vazhdueshme si shoqëri dhe si shtet në proceset demokratike, në reformat institucionale por edhe në rrugën drejt integrimit evropian.

Diaspora jonë këtu, qëndron si urë komunikimi dhe themel i fortë i lidhjeve në mes dy vendeve e njëkohësisht përbën njërën nga shtyllat kryesore të vetë shtetit zviceran.

Pasuria më e madhe e Zvicrës janë gjuhët, respekti për to dhe për identitetin e secilit qytetar, kultura e lartë politike dhe përkushtimi për vendin e tyre. Të gjitha këto duhet të na shërbejnë si model për zhvillimin e institucioneve tona dhe avancimin e proceseve demokratike.

Banner

Related posts

Arbër Ademi: Deklarata e Kryeministrit tregon obsesion të rrezikshëm politik dhe ideologjik ndaj shqiptarëve.

Gjyla Halili

Sveçla priti shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, diskutuan për luftimin e krimit të organizuar dhe sundimin e ligjit Sveçla priti shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, diskutuan për luftimin e krimit të organizuar dhe sundimin e ligjit

admin

Ramiz Lladrovci: Po, koordinim edhe i fortë bile!

admin