AKTUALE

Sot protesta e PD, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Situata mund të ndryshojë shpejt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë publik një njoftim drejtuar shtetasve amerikanë, ku u këshillon që të tregohen të kujdesshëm gjatë protestës së sotme të opozitës.

“Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Qytetarëve amerikanë u kërkohet të mos marrin pjesë në aktivitet dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në kryeqytet. Po ashtu, bëhet e ditur se stafi i ambasadës është udhëzuar të shmangë zonën ku do të zhvillohet protesta.

Në njoftim saktësohet se tubimi është planifikuar të fillojë në orën 19:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin mes Sheshit “Skënderbej” dhe Sheshit “Nënë Tereza”, në afërsi të godinës së Kryeministrisë.

Ambasada paralajmëron se protesta mund të shtrihet edhe në zona të tjera përreth, teksa priten masa të shtuara të policisë, bllokime të mundshme rrugësh dhe kufizime të qarkullimit si para nisjes së saj ashtu edhe gjatë zhvillimit të tubimit.

“Shmangni zonat e protestës, jini të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth, ndiqni mediat lokale për përditësime, te keni një plan emergjence ose rrugë alternative largimi dhe të ruajnë një profil të ulët gjatë lëvizjeve në publik”, njofton ambasada.

Banner

Related posts

LSDM: Qeveria të anulojë tenderët për anketa dhe t’i rialokojë paratë për Koçanin

Gjyla Halili

269 ​​sanksione për shpejtësi në territorin e Maqedonisë së Veriut

admin

Bajram Rexhepi viziton tregun e gjerlbërt në Tetovë, qytetarët kërkojnë punë me dinjitet

Gjyla Halili