AKTUALE

Mexhiti në pritjen e BE-së: Mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie progresive, gjithëpërfshirëse dhe me perspektivë evropiane

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti imrëmë mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasadori i Bashkimit Europian në Shkup BE-së, Sh. T. Michalis Rokas për nderë të ditës së Europës. Mexhiti thekson se ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për të riafirmuar përkushtimin tonë ndaj vlerave evropiane, bashkëpunimit, zhvillimit dhe integrimit të rajonit në familjen evropiane. Mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie progresive, gjithëpërfshirëse dhe me perspektivë evropiane, shkruan Top24

“Me kënaqësi mora pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Evropës, me ftesë të Ambasadorit të Bashkimit Evropian, Sh.T. z. Michalis Rokas.
Ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për të riafirmuar përkushtimin tonë ndaj vlerave evropiane, bashkëpunimit, zhvillimit dhe integrimit të rajonit në familjen evropiane.
Mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie progresive, gjithëpërfshirëse dhe me perspektivë evropiane.”

Banner

Related posts

Mark Gjonaj dhe Emina Çunmulaj vizitojnë Tetovën, Kasami: Diaspora është pasuri dhe urë që lidh Tetovën me botën!

Gjyla Halili

Mickoski: Dënoj thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike në ndeshjen e basketbollit

Gjyla Halili

Gjykata Penale cakton 30 ditë paraburgim për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin

Gjyla Halili