
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mirëpriti sot në një takim zyrtar kryetarin e Komunës së Esenlerit nga Stambolli, Mehmet Tevfik Göksu, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkomunal dhe marrëdhënieve të ndërsjella mes vendeve tona.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si zhvillimi lokal, projektet infrastrukturore, kultura, arsimi, rinia dhe shkëmbimi i përvojave në qeverisjen komunale.
Kryetari Mexhiti theksoi se Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar në ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit me komunat mike nga Republika e Turqisë, gjithmonë në funksion të zhvillimit dhe interesit të qytetarëve.
Ai vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet popullit shqiptar dhe atij turk janë të ndërtuara mbi respekt, histori dhe miqësi të sinqertë, ndërsa takime të këtilla kontribuojnë në forcimin e afrimit institucional dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes komunave.
Në fund të takimit, kryetari Mexhiti falënderoi homologun e tij nga Esenleri për vizitën dhe gatishmërinë për të thelluar komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen, me bindjen se partneritete të tilla sjellin përfitime konkrete për qytetarët e të dy komunave.
Ja postimi plotë:
Sot, në Komunën e Çairit, pata kënaqësinë të mirëpres kryetarin e Komunës së Esenlerit nga Stambolli, z. Mehmet Tevfik Göksu, në një takim miqësor dhe shumë domethënës për forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe lidhjeve të ndërsjella mes vendeve tona.
Gjatë takimit, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin lokal, projektet infrastrukturore, kulturën, arsimin, rininë dhe shkëmbimin e përvojave në qeverisjen komunale.
Theksova se Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me komunat mike nga Republika e Turqisë, në funksion të zhvillimit dhe interesit të qytetarëve tanë.
Marrëdhëniet e mira ndërmjet popullit shqiptar dhe atij turk janë të ndërtuara mbi respekt, histori dhe miqësi të sinqertë, ndërsa këto takime i japin një dimension të ri afrimit institucional dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes komunave tona.
E falënderuam kryetarin Göksu për vizitën dhe gatishmërinë për të thelluar komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen, me bindjen se partneritete të tilla sjellin vlerë për qytetarët tanë.




