
Mundësia e lirimit të Hashim Thaçit nga të gjitha akuzat për krime lufte
Me afrimin e afatit për shpalljen e vendimit në Gjykatën Speciale në Hagë 20 korrik 2026 po forcohen shpresat se ish-Presidenti Hashim Thaçi mund të lirohet nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Analizë nga Gazzetta Journal:
Burimet thonë se argumentet e mbrojtjes – mungesa e provave direkte për përgjegjësi komanduese dhe urdhra nga Thaçi – kanë qenë shumë bindëse. Shumë besojnë se Gjykata mund të mos arrijë të provojë “ndërmarrjen e përbashkët kriminale” të akuzuar nga Prokuroria.
Roli vendimtar i mbështetjes amerikane nga Trump dhe Grenell
Një faktor i rëndësishëm që po ndikon në klimën politike rreth çështjes është mbështetja e fuqishme nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga Presidenti Donald Trump dhe i dërguari i tij i ngushtë, Richard Grenell.
Grenell ka sulmuar publikisht procesin në Hagë, duke e quajtur “burgim të padrejtë” të “babait themelues” të Kosovës Hashim Thaçi.
Ai dhe Trump kanë shprehur hapur dyshime mbi legjitimitetin e Gjykatës Speciale dhe procesit ndaj Thaçit. Kjo mbështetje amerikane po shihet si një sinjal i fortë politik që mund të ndikojë jo vetëm në opinionin publik, por edhe në presion ndaj aktorëve ndërkombëtarë kundër një gjykimi të padrejtë.
Një nga argumentet më të forta që po përdoret tani është se i njëjti prokuror amerikan, Jack Smith, ka qenë përgjegjës për ngritjen e akuzave si ndaj Hashim Thaçit kur ishte në Hagë, ashtu edhe ndaj Donald Trumpit në SHBA.
Trump dhe mbështetësit e tij e kanë sulmuar vazhdimisht Jack Smith-in si një prokuror “politik” dhe “të instrumentalizuar”. Kritikët thonë se Smith ka pasur një qasje selektive dhe të njëanshme në të dy rastet – ndaj një lideri historik kosovar dhe ndaj një Presidenti amerikan.
Shumë figura diplomatike dhe të drejtësisë besojnë se suksesi i Trumpit kundër akuzave të Smith-it në Amerikë po krijon një efekt domino, që mund të dobësojë edhe pozitat e akuzës në rastin e Thaçit. “Nëse Smith është i diskredituar në një rast, vështirë të besohet se është i besueshëm në rastin tjetër”, thonë burime.
Vendimi i shkallës së parë pritet të shpallet midis majit dhe korrikut 2026. Edhe në rast të një dënimi të pjesshëm, procesi i apelit mund të zgjasë vite të tjera. Por optimizmi në Prishtinë është në rritje – sidomos pas mbështetjes së hapur amerikane dhe dyshimeve në rritje ndaj integritetit të të gjithë procesit.
Hashim Thaçi ka insistuar gjithmonë se është i pafajshëm dhe se procesi ndaj tij është politik. Nëse lirohet plotësisht, kjo do të ishte një fitore historike jo vetëm për të, por edhe për narrativën e Luftës së Kosovës ku ishin të përfshirë NATO, CIA, Armerika dhe Europa.
