Nga Yllka Lezo
“Integrimi si çelës i suksesit” ka qenë filozofia që prindërit i kanë përcjellë që herët, dhe që Eralda Qirjo e ka mbartur me vete në çdo etapë të jetës së saj, nga rrënjët shqiptare në Vlorë, te rritja dhe formimi në Itali, përvoja akademike në SHBA dhe sot angazhimi në Londër si kandidate për këshilltare bashkiake në Enfield.
Zgjedhjet për Këshillin Bashkiak të Enfield-it 2026 do të zhvillohen më 7 maj 2026, si pjesë e zgjedhjeve lokale të Mbretërisë së Bashkuar. Në këto zgjedhje ajo synon të jetë një nga 63 anëtarët e rinj të Këshillit të Bashkisë Enfield.
Në këtë intervistë për Diaspora Shqiptare ajo sjell jo vetëm historinë e një emigranteje që ka ndërtuar me punë identitetin e saj ndërkombëtar, por edhe vizionin e një gruaje shqiptare që synon të jetë zë aktiv në vendimmarrjen publike britanike.
Çfarë të motivoi personalisht të kandidosh për këshilltare bashkiake në Enfield dhe pse mendoni se ky ishte momenti i duhur?
Unë jam me origjinë nga Vlora, vajza e një kapiteni të bazës ushtarake të Sazanit. Në vitin 1997, gjatë trazirave civile në Shqipëri, familja ime u detyrua të largohej nga vendi. U rrita në Itali dhe më pas vazhdova jetën dhe arsimimin tim në Europë, në Amerikë dhe në Mbretëria e Bashkuar. Jam rritur me një parim shumë të fortë: si shqiptarë jashtë vendit, ne duhet të jemi shembull, si për veten tonë, ashtu edhe për ata që kanë mbetur pas. Prindërit e mi kanë punuar 3/4 punë për të na siguruar arsimimin, dhe kjo më ka dhënë një ndjenjë të thellë përgjegjësie.
Vendimi për të kandiduar në Enfield buron pikërisht nga kjo përvojë. Kam parë nga afër sfidat reale të komunitetit dhe besoj se ky është momenti i duhur për të pasur zëra që nuk vijnë nga politika tradicionale, por nga jeta reale.
Si shqiptare në Britaninë e Madhe, pse mendoni se është e rëndësishme që emigrantët të përfshihen aktivisht në politikën dhe vendimmarrjen e vendit ku jetojnë?
Sepse nëse nuk përfshihesh, nuk përfaqësohesh. Unë kam zgjedhur të kandidoj me Partia Konservatore, sepse vlerat që ajo përfaqëson përputhen me ato me të cilat jam rritur: familja, puna, përgjegjësia dhe mundësia për të përmirësuar jetën përmes përpjekjes. Ne, si popull, kemi kaluar periudha të gjata sfidash historike, nga pushtimi osman deri te vitet e diktaturës, dhe për këtë arsye nuk na është dhënë gjithmonë e njëjta mundësi zhvillimi dhe barazie si popujve të tjerë të rajonit. Pikërisht për këtë, vlerësojmë më shumë mundësinë për të ecur përpara përmes punës dhe përkushtimit. Si pjesë e Mbretëria e Bashkuar, ne kemi jo vetëm të drejta, por edhe përgjegjësi. Përfshirja në politikë është mënyra për të qenë pjesë reale e vendimmarrjes.
A mendoni se pjesëmarrja politike e komuniteteve emigrante ndihmon jo vetëm integrimin, por edhe fuqizimin e tyre në shoqëri? Si?
Po, dhe jo vetëm në nivel individual, por në nivel kolektiv. Ka shumë shqiptarë të jashtëzakonshëm në Mbretëria e Bashkuar që kanë punuar fort për të mbështetur komunitetin dhe për të treguar një realitet ndryshe nga perceptimet që shpesh ekzistojnë. Një shembull konkret është edhe kolegu im, Arben Neza, i cili gjithashtu është kandidat në Enfield. Prania e më shumë shqiptarëve në role publike është një hap i rëndësishëm përpara.
Fatkeqësisht, për shkak të debateve politike dhe politikave të emigracionit, shqiptarët ndonjëherë janë perceptuar në mënyrë të padrejtë. Por kjo nuk përfaqëson realitetin. Pikërisht për këtë arsye, përfshirja është thelbësore.
Sa më shumë shqiptarë të angazhohen, të dalin përpara dhe të sfidojnë veten për të arritur më shumë, aq më shumë ndryshon narrativa. Ekspozimi krijon mundësi, dhe mundësitë krijojnë ndryshim. Unë besoj që duke punuar bashkë si komunitet, mund të ndryshojmë perceptimin dhe të ndërtojmë një imazh që reflekton vlerat tona reale: punë, inteligjencë dhe përkushtim.
Cilat janë sfidat kryesore që keni identifikuar në komunitetin e Whitewebbs Ward dhe si planifikoni t’i adresoni ato nëse zgjidheni?
Sfidat janë konkrete dhe të prekshme për banorët: siguria, menaxhimi i dobët i shërbimeve publike, mungesa e investimeve të mirëplanifikuara dhe ndjenja që vendimet merren larg komunitetit. Një nga çështjet kryesore është presioni për ndërtim në zonat e gjelbra (Green Belt), të cilat janë thelbësore për cilësinë e jetës së banorëve dhe për mbrojtjen e mjedisit. Unë jam kundër zhvillimeve që nuk respektojnë balancën midis nevojës për banim dhe ruajtjes së hapësirave të gjelbra. Po, kemi nevojë për më shumë banesa, por ato duhet të ndërtohen në mënyrë të përgjegjshme, duke reflektuar nevojat reale të komunitetit, jo thjesht për të përmbushur objektiva numerike.
Gjithashtu, ka shqetësime serioze për mënyrën se si menaxhohen fondet publike. Paratë e këshillit duhet të përdoren me efikasitet dhe transparencë, jo të shpërdorohen në projekte joefektive që nuk sjellin përfitime reale për
qytetarët. Një tjetër problem i përditshëm është gjendja e rrugëve dhe menaxhimi i mbeturinave. Shërbimi i mbledhjes së mbeturinave duhet të rikthehet në baza javore, për të siguruar pastërti dhe standarde më të mira jetese për banorët. Siguria mbetet një prioritet absolut. Duhet të punojmë më ngushtë me policinë dhe komunitetin për të parandaluar krimin dhe për të krijuar një ambient më të sigurt për familjet dhe të rinjtë në Enfield.
Zgjidhja ime është e drejtpërdrejtë: prani reale dhe e vazhdueshme në komunitet, komunikim i hapur dhe i sinqertë me banorët, dhe presion i fortë për investime konkrete dhe vendimmarrje të përgjegjshme.
Njerëzit nuk kanë nevojë për premtime, kanë nevojë për rezultate.
Përtej politikës, kush është Eralda Qirjo si njeri — cilat vlera personale ju udhëheqin në këtë rrugëtim?
Jam produkt i sakrificës dhe i vlerave. Jam me origjinë nga Vlora dhe jam shumë krenare për rrënjët e mia shqiptare dhe për familjen nga e cila vij. Jam rritur me vlera të forta dhe sot ndiej të njëjtën përgjegjësi për t’i përcjellë ato tek fëmijët e mi. Nga rritja në Itali deri te jeta në London, çdo hap në jetën time ka ardhur përmes përkushtimit dhe punës së palodhur. Jam formuar akademikisht në Europë dhe më gjerë: kam përfunduar studimet bachelor në Gjuhë dhe Letërsi të Huaja në Università di Parma, kam pasur gjithashtu përvojë studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas jam vendosur në Londër, ku kam përfunduar studimet master në Gjuhësi të Aplikuar.
Përveç kësaj, kam disa certifikime profesionale që kanë forcuar më tej profilin tim. Jam bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve, dhe familja ime është themeli i gjithçkaje që bëj. Vlerat që më udhëheqin janë të qarta dhe të panegociueshme: integriteti, puna e fortë, përgjegjësia dhe respekti për të tjerët.
Sa ka ndikuar përvoja juaj si pjesë e komunitetit lokal në formimin e vizionit tuaj për shërbimin publik?
Ka ndikuar plotësisht. Unë nuk flas nga teoria. Kam jetuar dhe punuar në komunitet, dhe e kuptoj realitetin e përditshëm të njerëzve. Kjo më ka bërë të qartë që përfaqësimi duhet të jetë praktik dhe i prekshëm, jo thjesht formal. Puna që bëj më ka ekspozuar edhe më shumë ndaj sfidave reale me të cilat përballet komuniteti ynë në Mbretëria e Bashkuar, duke më dhënë një kuptim më të thellë të nevojave dhe shqetësimeve të tyre.
Unë besoj se ne si popull jemi shumë të zgjuar dhe, kur një shqiptari i jepet një mundësi, jemi të rritur me vlera që na shtyjnë të japim më të mirën nga vetja. Pikërisht për këtë arsye, është e rëndësishme që mundësitë të jenë të barabarta për të gjithë.
Në të njëjtën kohë, duhet të ketë më shumë mbështetje dhe orientim për njerëzit, në mënyrë që të kuptojnë plotësisht një shtet si Mbretëria e Bashkuar, si funksionon dhe çfarë kërkon, në mënyrë që të mos ketë hapësirë për keqkuptime dhe për të ndihmuar një integrim sa më të suksesshëm.
Si e balanconi identitetin tuaj shqiptar me përgjegjësinë për të përfaqësuar një komunitet të larmishëm britanik?
Nuk e shoh si një balancë që duhet menaxhuar, e shoh si një forcë që më ndihmon të përfaqësoj më mirë. Identiteti im shqiptar është një vlerë e shtuar. Vlerat me të cilat jam rritur, familja, puna, respekti dhe përgjegjësia, janë universale dhe vlejnë për çdo komunitet. Gjatë jetës sonë në Itali, prindërit tanë na kanë nxitur gjithmonë të integrohemi, sepse e shihnin integrimin si çelësin e suksesit. Për këtë u jam thellësisht mirënjohëse. Integrimi është gjithmonë zgjedhja më e mirë, sepse të lejon të kuptosh më mirë shoqërinë ku jeton dhe të kontribuosh realisht në të.
Për mua, përfaqësimi nuk ka të bëjë me prejardhjen, por me aftësinë për të dëgjuar, për të kuptuar dhe për të vepruar në interes të të gjithëve.
Çfarë mesazhi keni për shqiptarët dhe emigrantët e tjerë që hezitojnë të përfshihen në jetën politike apo publike të vendit pritës?
Te gjitha
4 orë më parë
Eralda Qirjo: Zëri shqiptar në garë për Këshillin Bashkiak të Enfield në Londër

Mesazhi im është i thjeshtë: mos prisni që dikush tjetër të flasë për ju. Nëse nuk përfshiheni, vendimet do të merren pa ju. Nuk ka moment perfekt për të hyrë në jetën publike, ka vetëm vendim për të vepruar.
Ne vijmë nga një popull i fortë, i zgjuar dhe punëtor. Kur na jepet një mundësi, dimë ta shfrytëzojmë dhe të japim më të mirën nga vetja. Por kjo kërkon guxim për të dalë përpara dhe për të marrë përgjegjësi.
Mos u kufizoni nga perceptimet apo paragjykimet që mund të ekzistojnë. Sfidojini ato me punë, me përkushtim dhe me rezultate. Sa më shumë të përfshihemi, aq më shumë ndryshojmë jo vetëm jetën tonë, por edhe mënyrën si shihet komuniteti ynë, dhe mbi të gjitha, krijojmë më shumë mundësi për brezat që vijnë.
Ftesa për t’ju votuar cila do të ishte?
Nëse doni të mbroni zonat tona të gjelbra dhe karakterin e komunitetit tonë, atëherë më votoni. Unë kandidoj me Partinë Konservatore sepse besoj në angazhime të qarta dhe konkrete për Enfield dhe për Whitewebbs Ward: mbrojtjen e Green Belt dhe kundërshtimin e ndërtimit masiv dhe të pakontrolluar në këto zona, që rrezikon hapësirat tona natyrore dhe infrastrukturën lokale, ruajtjen dhe mbrojtjen e Whitewebbs Park si një pasuri e komunitetit dhe kundërshtimin e çdo zhvillimi që kufizon aksesin publik , përdorimin e përgjegjshëm të fondeve publike dhe kundërshtimin e projekteve joefektive, më shumë siguri dhe masa konkrete për parandalimin e krimit, dhe përmirësimin e shërbimeve bazë për banorët, përfshirë pastërtinë dhe menaxhimin e mbeturinave.
Nëse doni zhvillim të përgjegjshëm, që respekton nevojat reale të banorëve dhe mbron të ardhmen e komunitetit, atëherë më votoni.
Nëse fitoni, si do të siguroheni që qytetarët të ndihen të dëgjuar dhe të përfaqësuar realisht në këshillin vendor?
Duke qenë e pranishme dhe e përgjegjshme në çdo hap. Për mua, përfaqësimi nuk është vetëm një rol, është një angazhim i përditshëm ndaj komunitetit. Kjo do të thotë të jem në terren, të dëgjoj drejtpërdrejt shqetësimet e banorëve dhe t’i çoj ato në nivel vendimmarrjeje.
Do të sigurohem që të ketë komunikim të hapur dhe transparent, reagim të shpejtë ndaj problemeve reale dhe përgjegjësi për çdo vendim që merret. Gjithashtu, komunikimi do të jetë i drejtpërdrejtë dhe i aksesueshëm për të gjithë. Nëse zgjidhem si këshilltare, qytetarët do të kenë mundësi të më kontaktojnë lehtësisht përmes email-it, mesazheve dhe telefonatave, në mënyrë që çdo shqetësim apo problem të trajtohet pa vonesë. Njerëzit duhet të ndihen jo vetëm të dëgjuar, por të përfaqësuar realisht, dhe kjo arrihet vetëm me prani, transparencë dhe rezultate konkrete.
Cili është vizioni juaj afatgjatë, jo vetëm si kandidate, por si një zë i ri i komunitetit në Britaninë e Madhe?
Vizioni im afatgjatë është i qartë: të kontribuoj në ndërtimin e një shoqërie ku puna shpërblehet, ku familja mbetet në qendër dhe ku çdo individ ka mundësi reale për të ecur përpara. Dua të jem një zë i fortë dhe i besueshëm për komunitetin, dikush që jo vetëm flet, por vepron dhe sjell rezultate konkrete.
Besoj fort në fuqinë e përfaqësimit dhe të ekspozimit. Sa më shumë shqiptarë, gra dhe të rinj të angazhohen dhe të arrijnë, aq më shumë ndryshon mënyra si perceptohemi dhe aq më shumë hapen dyer për të tjerët.
Për mua, suksesi i një shqiptari kudo në botë duhet të njihet dhe të festohet , sepse ai sukses nuk është vetëm individual, por ndihmon të ndërtojë një imazh më të fortë për të gjithë komunitetin tonë.
Në fund të ditës, nuk bëhet fjalë vetëm për politikë. Bëhet fjalë për të krijuar më shumë mundësi, për të ndërtuar besim dhe për t’u siguruar që brezat që vijnë pas nesh të kenë një rrugë më të lehtë dhe më të drejtë përpara.