AKTUALE

Ali Ahmeti përkujton bashkëveprimtarët: Lavdi e përjetshme për Tahir Sinanin dhe Muharrem Dinën

Sot, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka vizituar vendprehjen e bashkëveprimtarëve të tij, dëshmorit të UÇK-së Tahir Sinani dhe veteranit Muharrem Dina – “Mixha”, ku ka vendosur lule dhe ka shprehur mirënjohje për sakrificën e tyre.

Ahmeti theksoi se figura të tilla mbeten pjesë e pandashme e kujtesës kolektive dhe historisë së qëndresës shqiptare, duke vlerësuar se emri dhe vepra e tyre vazhdojnë të jenë shembull për përkushtim, guxim dhe dashuri ndaj atdheut.

Ai u përul para sakrificës së tyre dhe shprehu respekt të thellë për gjithçka që ata kanë lënë pas, duke përfunduar me nderimin: “Lavdi e përjetshme!”

Ja postimi plotë:

Sot, me respekt të veçantë, qëndrova pranë vendprehjes së bashkëveprimtarëve të mi, dëshmorit Tahir Sinani dhe veteranit të UÇK-së Muharrem Dina – Mixha, për të vendosur lule dhe për të shprehur mirënjohjen ndaj rrugës dhe sakrificës së tyre.

Njerëz të tillë nuk i mbulon koha, sepse ata mbeten pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe e historisë së qëndresës shqiptare. Emri dhe vepra e tyre vazhdojnë të flasin për përkushtim, guxim dhe dashuri ndaj atdheut.

Përulje para sakrificës së tyre dhe respekt i pafund për gjithçka lanë pas. Lavdi e përjetshme!

Banner

Related posts

Fushata “Erdhi Dita” dhe në Maqedoni:”A po kopjon BDI, VETVENDOSJEN?

admin

Vdes në moshë të re Inspektori i Policisë nga Reçica e Vogël, Iljaz Memeti

Gjyla Halili

“Për 4-7 vjet do të ndërtohen 110 km autostradë” – me modelin e ri do të ndërtohen 23 km autostradë në vit

Gjyla Halili