AKTUALE

Tragjedia në Durrës, përcillen sot për në banesën e fundit dy të miturit që u përplasën për vdekje nga shoferi i dehur

Një aksident tragjik u regjistrua të dielën në zonën e Ish-Kënetës në Durrës, ku dy fëmijë u përplasën për vdekje nga automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili rezultoi se ishte i dehur.

Korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, raporton se sot do përcillen për në banesën e fundit dy të miturit, 9 dhe 12 vjeç.

Nga përplasja u plagos rëndë edhe një fëmijë tjetër, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se ka dëmtime të shumta.

Si ndodhi ngjarja?

Katër fëmijë kanë qenë duke luajtur në trotuar, kur një automjet i drejtuar nga Nikoll Radaçi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur tre prej tyre.

Si pasojë e përplasjes, dy të mitur , të moshës 10 vjeç, kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Njëri prej fëmijëve ka shpëtuar pa lëndime.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit menjëherë pas ngjarjes, duke braktisur automjetin, por është arrestuar më vonë nga policia.

Banner

Related posts

NDI: Nga 549 policë të rinj, më pak se 40 shqiptarë; nga 30 të dekoruar, vetëm një shqiptar

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Bashkimi i shqiptarëve në Mal të Zi moment historik, Forumi Shqiptar model i unitetit politik shqiptar

Gjyla Halili

ALARM: NË MAQEDONINË E VERIUT SHQIPTARËT JANË NË RREZIK NGA “MALARJA”!

Gjyla Halili