AKTUALE

Tetovarja e mashtroi se ka ngelë shtatzënë, ia mori 18 mijë euro kosovarit

Më datë 02.05.2026 në orën 12:00, një 38-vjeçar nga R. e Kosovës ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar nga E.R., me banim në Tetovë.

Sipas denoncuesit, ai në disa raste përmes transfertave të shpejta të parave i ka dërguar asaj para në vlerë të përgjithshme prej 18.000 eurosh, pasi e denoncuara e kishte vënë në lajthitje se ishte shtatzënë me fëmijën e tij.

Pas kthimit të tij nga jashtë shtetit, e njëjta i ka kumtuar se fëmija nuk është i tij dhe ka ndërprerë komunikimin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Banner

Related posts

Kush e ka nënshkruar kontratën në mes Lotarisë dhe megawin? Mexhiti shpalos fakte (DOKUMENTE)

Gjyla Halili

Ahmeti kujton Ademin: Ai që ka shkelë ligjin dhe besimin e dhënë le të pësoj dhe paguaj dënimin

admin

Pensionistët nga 1 prilli do të marrin pensione më të larta për 2.500 denarë

Gjyla Halili