AKTUALE

Ali Ahmeti uron martesën e Luan Shkëlzen Haradinaj: “Trashëgimia e lavdisë vazhdon”

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar martesën e Luan Shkëlzen Haradinaj, duke e cilësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm jo vetëm për familjen, por edhe për vlerat që ajo përfaqëson.

Ai theksoi se familja Haradinaj mbetet simbol i sakrificës dhe përkushtimit për atdheun, ndërsa kujtoi me respekt figurën e Shkëlzen Haradinaj, i cili dha jetën për lirinë.

“Martesa e Luanit është vazhdim i një rruge dinjitoze, të ndërtuar mbi nder, traditë dhe vlera të larta kombëtare,” u shpreh Ahmeti në urimin e tij.

Në përfundim, ai i uroi çiftit jetë të gjatë, të mbushur me dashuri, respekt dhe lumturi të përjetshme, duke shtuar se trashëgimia e lavdisë duhet të vazhdojë me krenari.

Ja postimi plotë:

Sot është një ditë e veçantë gëzimi dhe krenarie 🇦🇱

Martesa e Luan Shkëlzen Haradinaj, djalit të një familjeje me emër e sakrificë për atdheun, është më shumë se një festë, është vazhdim i një rruge dinjitoze, të ndërtuar mbi vlera, nder dhe traditë.

Me respekt kujtojmë edhe figurën e babait të tij, Shkëlzen Haradinaj, i cili dha gjithçka për lirinë që sot e gëzojmë.

Urime çiftit për këtë hap të ri në jetë!
Qoftë martesa juaj e mbushur me dashuri, respekt dhe lumturi të përjetshme.

Le të vazhdojë trashëgimia e lavdisë!

Banner

Related posts

Ahmeti: Kosova ka arritur deri këtu në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar

Gjyla Halili

“Le të bëjnë aheng partiak atje”, Kostadinov dhe Jakimovski braktisin BNJVL-në

Gjyla Halili

Selami: Ali Ahmeti është asht i fortë që ju ngel në fyt

admin