AKTUALE

Gashi organizator i vizitës së parë të kryetarit të Konfederatës Zvicerane

Banner

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me kryetarin e Konfederatës Zvicerane, Gi
Parmelan.
Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve, si dhe
vendosmëria e përbashkët për t’i avancuar dhe thelluar më tej ato. U theksua rëndësia e
bashkëpunimit parlamentar, shkëmbimi i përvojave dhe forcimi i kapaciteteve institucionale.

Kryetari Gashi shprehu kënaqësi të veçantë që po dëshmojmë vizitën e parë të tillë nga
kryetari i vendit me të cilin kemi bashkëpunim të nivelit të lartë, duke theksuar se Zvicra
është shembull dhe model për zhvillimin e demokracisë. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje
për mbështetjen e vazhdueshme nga Zvicra në procesin e integrimit evropian, si dhe për
zbatimin e Projektit “Programi i Mbështetjes së Parlamentit”, i cili kontribuon në rritjen e
transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes së qytetarëve.
Kryetari i Konfederatës Zvicerane, Gi Parmelan, e theksoi punën e Kuvendit të Republikës
së Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se Dhoma Ligjvënëse ka përparuar ndjeshëm dhe
luan rol vendimtar në proceset demokratike. Ai theksoi se vendi është në rrugën e duhur,
me arritje të dukshme dhe progres në nivel të lartë.
Njëkohësisht, të dy bashkëbiseduesit informuan për aktivitetet e fundit dhe zhvillimet
aktuale në vendet e tyre. Njëzëri e konfirmuan gatishmërinë për të thelluar më tej
bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh.
Në takim morën pjesë edhe deputetët e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së
Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Konfederatës Zvicerane: Ilir
Hasani, Aleksandra Nikollovska, Merita Koxhaxhiku dhe Fatmir Bytyqi. Të pranishëm ishin

edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i
përgjithshëm, Ibush Jusufi.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: “Zhvillimi i Tetovës është në interes të çdo qytetari”

Gjyla Halili

Kërçovë:Tragjedi në aksident rrugor. Humb jetën babë dhe bija e mitur nga qyteti dhe dy të rinjë nga Trapçindolli…

Gjyla Halili

Zjarret në Fier e Vlorë, ndërhyrje me helikopter nga ajri, 42 trupa dhe 13 mjete në luftë me flakët

admin