AKTUALE

Bdi: Vlen sot shpalosi kush po fshihet pas skemës së Mepso-s?

Në përpjekje për ta mbuluar skandalin në MEPSO, sot bënë një gabim tjetër, zbuluan vetë skemën.
Sa më shumë flasin, aq më shumë dalin lidhjet.

Nuk është më punë opinionesh.
Është një zinxhir vendimesh që ka prodhuar dëm për shtetin.

Pas largimit nga MEPSO, Kushtrim Ramadani shfaqet si drejtor në kompaninë e ngrohjes në Çair.

Pak më pas, kompania kalon në pronësi private te njerëz të afërt me Izet Mexhitin.

Këtu fillon thelbi.

Kush janë këta pronarë?
Me emër.

Si hynë në atë kompani?
Çfarë roli kanë pasur në këtë rrjedhë vendimesh?

A kanë lidhje me anulimin e kontratës me Energoinvest?
A kanë lidhje me kompaninë nga Banja Luka që përfundoi në kontratë me MEPSO?

Këto janë pyetje të drejtpërdrejta.
Sepse një gjë është e qartë: qytetarëve po u mbetet një faturë prej miliona eurosh.

Dhe kur ka dëm publik, ka përgjegjësi dhe duhet të hetohet.

Prokuroria duhet të ndjekë zinxhirin nga vendimi për anulim, te ndryshimi i pronësisë, te përzgjedhja e kompanisë së re.

Dikush ka përfituar nga kjo.
Dhe ai dikush duhet të dalë me emër.

Banner

Related posts

Bexheti me pyetje për Mickoskin: Kur do të jetë gati ligji për përfaqësim të drejtë?

Gjyla Halili

Në Kodrën e Diellit këtë mëngjes u regjistrua temperaturë -4 gradë Celsius

Gjyla Halili

Aggeler: Korrupsioni mbetet sfida më e madhe në Maqedoninë e Veriut

admin