AKTUALE

Zef Berishaj në eventin e shoqatës “Malësia e Madhe”: Uniteti dhe bashkëpunimi, çelësi i suksesit të komunitetit

Banner

Kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, ka marrë pjesë në një event për mbledhje fondesh të organizuar nga shoqata “Malësia e Madhe”, ku ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit brenda komunitetit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Berishaj ka shprehur mirënjohje për organizatorët dhe për mundësinë që t’i drejtohet komunitetit në një ngjarje të tillë. Ai ka vlerësuar angazhimin dhe aktivitetin e vazhdueshëm të shoqatës “Malësia e Madhe”, duke e cilësuar bashkëpunimin si faktor kyç për arritjen e sukseseve të përbashkëta.

Duke folur për misionin e shoqatës që ai drejton, Berishaj ka theksuar se uniteti dhe bashkëpunimi mbeten thelbësore për zhvillimin dhe forcimin e komunitetit. Ai gjithashtu ka nënvizuar se fryma e bashkëpunimit e shfaqur gjatë eventit përbën një sinjal pozitiv dhe një rikthim të domosdoshëm për të ardhmen.

Ngjarja u karakterizua nga pjesëmarrje e gjerë dhe mesazhe të përbashkëta për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të komunitetit.

Ja postimi plotë:

Të nderuar miq, vëllezër dhe bashkëatdhetarë të dashur,

Dëshiroj të falënderoj shoqatën “Malësia e Madhe”, në krye me Tonin Gojçaj, për ftesën në eventin e tyre për mbledhje fondesh, si dhe për mundësinë që më dhanë për t’iu drejtuar të pranishmëve, në cilësinë time si kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”.

I përgëzoj për të gjitha sukseset, veprat dhe bashkëpunimin e deritanishëm!

Misioni ynë si organizatë ka qenë dhe gjithmonë kemi theksuar se uniteti dhe bashkëpunimi janë çelësi i vetëm për një sukses gjithëpërfshirës. Më erdhi shumë mirë që këtë frymë e vërejta edhe mbrëmë tek të gjithë folësit, ku u shfaq qartë gatishmëria për unitet dhe bashkëpunim të sinqertë.

Kjo që pashë më la një përshtypje shumë të mirë, si një rikthim i ri dhe i domosdoshëm, për të cilin ky komunitet ka shumë nevojë.

Banner

Related posts

Shkurtohet kohëzgjatja e procesit për azil në Gjermani

Gjyla Halili

Bosnja bllokon eksportin nga Kosova

admin

Angellovska-Bezhoska: Banka Popullore siguroi stabilitetin e denarit, lëvizjet inflacioniste dhe sektorin bankar

Gjyla Halili