
Mickoski: Politikat e dëmshme të LSDM-së dhe të Venko Filipçes janë mposhtur, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme do të deklasohen plotësisht
Mickoski: Politikat e dëmshme të LSDM-së dhe të Venko Filipçes janë mposhtur, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme do të deklasohen plotësisht
Publikuar 15:20 27 Prill, 2026
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me akuzat e LSDM-së opozitare se ndryshime kushtetuese duhet të ketë tani menjëherë, sepse shteti, gjegjësisht kjo Qeveri, nuk ka perspektivë evropiane, se qytetarët jetojnë keq, deklaroi:
“Munda ta shoh atë ngjarje që dje e organizoi LSDM-ja në kuadër të Kuvendit maqedonas dhe ta dëgjoj atë deklaratë nga kryetari i LSDM-së. Unë vetëm do t’ju kujtoj, mendoj se pikërisht në këtë bilbord këtu qëndronte në vitin 2018, kur e ndryshonin emrin në mënyrë të dhunshme, qëndronte se do të kemi arsim më të mirë ose shëndetësi. Mendoj se pikërisht në këtë bilbord këtu ishte.
A sollën diçka, kur e ndryshuan emrin? A sollën shëndetësi falas, a sollën arsim më cilësor, ekonomi më të mirë, pensione më të larta, bursa më të larta, a sollën? Jo, vetëm disa prej të pangopurve u bënë milionerë. Ja, pikërisht ata të pangopur që u bënë milionerë, sot pa asnjë grimcë turpi dalin para qytetarëve maqedonas dhe u thonë: edhe një herë do t’ju gjunjëzojmë nëse na jepni mundësi, edhe një herë do të luajmë me dinjitetin tuaj, edhe një herë do ta prekim shpirtin tuaj, por ne do të fitojmë edhe ndonjë milion tjetër me atë që edhe nëse na vendosin një fletë të bardhë mbi tavolinë, ne do ta nënshkruajmë.
Cilat janë rezultatet faktike? Rezultatet faktike janë si vijon: sot kemi pensionistë të cilët, si kurrë më parë, fituan rritje lineare të pensionit. Sot kemi të rinj të cilët në dorë kanë pajisje elektronike për të cilat 250 euro, si kurrë më parë, i subvencionoi Qeveria. Po rikonstruktohen konviktet studentore, të cilat ata i kishin lënë plot me mbeturina dhe me material ndërtimi të paprekur për 7 vite. Një prej tyre, pres këtë vit të vihet në funksion, me mjete të shtuara për ushqim të ngrohtë, me bursamë të larta.
Bujqit, ata gjetën të flasin për bujqit. 30% kanë rendiment më të lartë tani, sepse, nëse asgjë tjetër, kjo Qeveri siguron furnizim të rregullt me ujë, gjë që ata nuk ishin të aftë ta bënin. E të mos flas për pagat që i kishin lënë të pa paguara në “Pyjet Kombëtare” dhe në SHA “Ujësjellësi i Maqedonisë.
Punonjësit në arsim dhe shëndetësi, ata gjetën të flasin për punonjësit në arsim dhe shëndetësi. Politikën shëndetësore “Stabri” të Venko Filipçes dhe Zoran Zaevit e njohim mirë. Kur kompani të licencuara për tregti me fruta nga Amerika e Jugut duhej të siguronin vaksina në kulmin e krizës së Koronës me çmime trefish më të larta se sa më të shtrenjtat që në atë kohë mund t’i gjenim në treg. Ja, ajo politikë është e mundur dhe në zgjedhjet e ardhshme do deklasifikohet, dhe këta politikanë nuk do të kenë mundësi të bëjnë zullum në skenën politike maqedonase. Ndërsa politikën do ta udhëheqin njerëz të përgjegjshëm. Njerëz patriotë, që e duan shtetin e vet ashtu si edhe popullin e vet.
