AKTUALE

Autori pas sulmit në Shtëpinë e Bardhë: Doja të qëlloja zyrtarët e administratës Trump

Banner

Autori, Cole Tomas Allen që hapi zjarr jashtë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCD), në të cilën po merrte pjesë edhe Presidenti Donald Trump u tha oficerëve pas arrestimit se donte të qëllonte zyrtarët e administratës Trump.

Darka vjetore e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës. Më pas dëgjuan britma: “Poshtë! Poshtë!”.

Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme, shumë prej tyre duke mbajtur lart telefonat celularë për të regjistruar video, ndërsa presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.

Agjentët e shërbimit sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë. Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe që ndodhej në bodrumin e parë të hotelit.

Në videot që janë bërë publike, Presidenti Trump është ulur në tryezën e nderit me, ndër të tjerë, zëvendëspresidentin J.D. Vance dhe zëdhënësen e tij Caroline Levitt, si dhe gazetarë, ndërsa dëgjohen shpërthime.

Banner

Related posts

Taravari: Na duhen të paktën 1000 mjekë, urgjentisht dhe pa vonesë

Gjyla Halili

Autobusi me ngjyrën rozë nesër nis rrugëtimin, ofron shërbim të mamografisë falas

admin

Maqedonia e Veriut po përballet me rënie të ndjeshme të popullsisë!

Gjyla Halili