
Deputetja e Bdi-së Rina Ajdari mori pjesë në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare mbi integritetin parlamentar, e mbajtur në Berlin, ku u mblodhën deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave nga vendet e Ballkanit Perëndimor.Konferenca u organizua në bashkëpunim me Bundestagun Gjerman dhe Institutin Demokratik Kombëtar (NDI), duke trajtuar tema kyçe për zhvillimin demokratik të rajonit. Në fokus të diskutimeve ishin procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, reformat e nevojshme dhe rëndësia e zbatimit të kritereve të Kopenhagës.Gjatë qëndrimit në Berlin, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me rolin e Bundestagut si një nga shtyllat kryesore të demokracisë parlamentare, si dhe të diskutojnë mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve në funksionimin e institucioneve demokratike.Deputetja Ajdari theksoi se diskutime të tilla janë të rëndësishme për forcimin e institucioneve dhe avancimin e standardeve demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor.Në kuadër të vizitës, ajo shprehu falënderim të veçantë për ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ylber Sela, për mikpritjen dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm në raport me diasporën.Ja postimi plotë :Këto ditë pata mundësinë të qëndroj në Berlin, në kuadër të një konference të rëndësishme mbi integritetin parlamentar, së bashku me kolegë deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo konferencë realizohet në bashkëpunim me Bundestagun Gjerman dhe Institutin Demokratik Kombëtar (NDI) NDI North Macedonia.U trajtuan çështje thelbësore për të ardhmen demokratike të rajonit tonë, përfshirë: integrimin në Bashkimin Evropian dhe reformat e tij, me theks të veçantë në rëndësinë dhe zbatimin e kritereve të Kopenhagës; rolin e Bundestagut si zemra e demokracisë parlamentare; si dhe të drejtat dhe përgjegjësitë që mbartin deputetët në funksionimin e një parlamenti të shëndetshëm.Diskutime të tilla kontribojnë në forcimin e institucioneve dhe avancimin e standardeve demokratike në vendet tona.Falemnderoj ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Berlin, z.Ylber Sela për mikpritjen duke e përgëzuar për punën dhe përkushtimin e tij në raport me diasporën.





