AKTUALE

ME AKADEMIK REXHEP QOSJEN, NJË RRESHT, NJË HISTORI, NJË IDEAL KOMBËTAR

Banner

Në këtë fotografi në Akademinë Përkujtimore të njëzet vjetorit të rënies heroike në Breg të Diellit të Heronjëve të Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, më 2 Nëntor 2009, është fiksuar një moment i veçantë, ku në një rresht në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, qëndrojnë personalitete të rëndësishme të historisë kombëtare, figura të mendimit, të aktivitetit ilegal, të luftës së armatosur çlirimtare dhe figura të sakrificës së madhe kombëtare!

Në këtë fotografi është fiksuar një moment i veçantë, sepse në një rresht qëndrojnë personalitete të rëndësishme të historisë kombëtare, figura të mendimit, figura të luftës ilegale dhe të armatosur çlirimtare dhe të sakrificës!

Krah për krah me Akademik Rexhep Qosjen, qëndrojnë përfaqësuesi i familjes legjendare Jarshari Rifat Jashari, Udhëheqësi Ali Ahmeti, Kolonel Ndue Dodaj, Prof. Hajrullah Gorani, Gjeneral Rrustem Mustafa – Remi, prindërit e Heroit të Kombit Afrim Zhitia, Osman Zhitia e Qamile Zhitia dhe Ismet Sylejmani!

Kjo fotografi flet për një moment bashkimi, ku intelektualët, luftëtarët, politikanët dhe familja e Heroit të Kombitqëndrojnë në një rresht!

Nuk ka dallime mes tyre, të gjithë janë pjesë e së njëjtës histori dhe të të njëjtit qëllim!

Në këtë rresht, secili përfaqëson një kapitull, por së bashku formojnë një histori të vetme!

Një histori që flet për rezistencë, për dinjitet dhe për bashkim!

Një fotografi që nuk tregon vetëm njerëz që duartrokasin, por një moment ku historia shqiptare qëndron krah për krah, me respekt, me kujtesë dhe me krenari!

Nderim përgjithmonë Akademik Rexhep Qosjes!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 24 Prill 2026!

Banner

Related posts

Jusufi: Fitorja e BDI-së është punë e kryer sepse të gjitha indikacionet e thonë këtë, Tetovarët do të ia japin përgjigjen Mickovskit me 8 Maj

Gjyla Halili

Gardianët e burgjeve do bartin kamera që të mos marrin ryshfet

Gjyla Halili

Arian Latifi zgjidhet kryetar i nëndegës së Lëvizjes BESA/Kalendaricë në Kërçovë

Gjyla Halili