AKTUALE

Myftiu dhe operativa e Myftinisë vazhdojnë aktivitetet në terren pranë besimtarëve

Edhe këtë të premte (për namaz të xhumasë), Myftinia e Tetovës ka qenë aktive nëpër xhami të ndryshme, duke dëshmuar përkushtimin e saj ndaj besimtarëve.

🔸Në Xhaminë e Re në Tetovë, prezent ishte Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Muhamed ef. Berzati.

🔸Në Xhaminë Eski prezantuan sekretari i Myftinisë, Semir ef. Fazliji, së bashku me referentin Mr. Mahmud ef. Emini.

🔸Në fshatin Leshnicë të Poshtme, referenti Hfz. Abdurahim ef. Murati, qëndroi për vizitë në xhaminë e bukur të këtij fshati.

Falënderojmë përzemërsisht hoxhallarët, këshillat e xhamive dhe të gjithë besimtarët për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Banner

Related posts

Hajdari flet për rastin Klan Kosova, mediat bojkotojnë konferencën

admin

Stoltenberg: Maqedonia e Veriut gëzon mbrojtjen e plotë të Aleancës së NATO-s

admin

Haradinaj: Është koha e fundit që Kurti t’i lexojë drejtë porositë e SHBA-së, Kosova nuk ka kohë për të humbur

admin