AKTUALE

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të akademikut të shquar Rexhep Qosja, një prej figurave më të rëndësishme të kulturës dhe mendimit shqiptar.

Në reagimin e saj, Shoqata vlerëson lart kontributin e jashtëzakonshëm të Qosjes në letërsi, kritikë, histori dhe në çështjet kombëtare, duke theksuar se ai la gjurmë të pashlyeshme në identitetin dhe ndërgjegjen kombëtare.

“Humbja e tij është e madhe jo vetëm për botën akademike, por për mbarë kombin shqiptar,” thuhet në mesazhin e Shoqatës.

Në këto momente zie, Shoqata “Malësia e Madhe” u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e çmuan dhe e respektuan jetën dhe veprën e tij.
Qoftë i paharruar kujtimi dhe vepra e tij!

Ja postimi plotë:

Shoqata Atdhetar “Malësia e Madhe” shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të akademikut të shquar Rexhep Qosja, një prej figurave më të ndritura të kulturës dhe mendimit shqiptar.

Me veprën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsi, kritikë, histori dhe çështje kombëtare, ai la gjurmë të pashlyeshme në identitetin dhe ndërgjegjen tonë kombëtare. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për botën akademike, por për gjithë kombin shqiptar.

Në këto momente zie, Shoqata “Malësia e Madhe” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që e çmuan dhe e respektuan jetën dhe veprën e tij.

Qoftë i paharruar kujtimi dhe vepra e tij!

Shoqata “Malësia e Madhe”

Banner

Related posts

Nik Gjeloshaj diasporës: Ju jeni krenaria jonë më e madhe!

Gjyla Halili

LDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë që Kurti të raportojë në Kuvend para takimit me Vuçiqin

admin

BDI: Marrëveshja historike për Korridorin 8 dhe 10D u firmos, urime qytetarëve

admin