AKTUALE

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të shquara të mendimit shqiptar.

Ahmeti theksoi se veprimtaria e Akademikut Qosja në fushën e letërsisë, shkencës dhe çështjes kombëtare do të mbetet një udhërrëfyes i çmuar për brezat që vijnë.

“Ai i dha shumë gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme,” thuhet në reagimin e tij.

Në këto momente zie, Ali Ahmeti u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë popullit shqiptar.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Akademikun Rexhep Qosja.

Ja postimi plotë:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja, një prej intelektualëve të shquar të kombit tonë.

Veprimtaria e tij letrare, shkencore dhe kombëtare do të mbetet shembull dhe udhërrëfyes për brezat që vijnë.

Akademiku Qosja i dha shumë gjuhës, letërsisë, kulturës dhe identitetit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme.

Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë popullin shqiptar.

I përjetshëm kujtimi për Akademikun Rexhep Qosja.

Banner

Related posts

Mexhiti sonte në tubimin e Vetëvendosjes në Shkup: Kosova ecën përpara me shpresë

Gjyla Halili

Konferenca “Administrimi cilësor i drejtësisë – Parakusht për rindërtim të besimit publik”

Gjyla Halili

Dukaj në Rubikon: Kemi mundësuar 120 milionë euro investime për komunat ku jetojnë shqiptarët

Gjyla Halili