AKTUALE

Fjalimi e Kryetarit Gashi me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit

Banner

Të nderuar kolegë deputet,
Të nderuar profesorë, akademikë, staf universitar,
Të dashur student, të pranishëm dhe miq të librit,
Kam kënaqësi të veçantë që sot po shënojmë në Kuvend, një ditë kaq simbolike si Dita
Ndërkombëtare e Librit dhe e të Drejtave të Autorit.
Ndonëse në Kuvend jemi mësuar të flasim për ligje dhe për procedura ligjore, mund të
them me sinqeritet se kënaqësia është e një natyre tjetër kur në këtë sallë flasim për librin,
atë njësi themelore ku merr formë mendimi njerëzor.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse pikërisht nga libri burojnë, përpunohen dhe
krijojnë qëndrueshmëri mendimet e idetë. Për Kuvendin dhe deputetët është me rëndësi,
sepse mendimet dhe idetë e qëndrueshme na çojnë tek zgjidhjet e qëndrueshme për
qytetarët. Prandaj, sa herë që hapim këtë hapësire institucionale për librin, nuk nënkupton
që po i largohemi funksionit real, përkundrazi, po i rikthehemi atij në formën më të pastër,
tek reflektimi dhe mendimi.

Për një njeri, jeta e të cilit ka kaluar përmes fletave të librave, shtëpive botuese, redaksisë
dhe përmes proceseve ku dorëshkrimi kalon nga një ide në një formë të prekshme, është
shumë e vështirë të përmbledh në pak minuta kuptimin dhe rolin e një libri. Kjo përvojë e
jetës më ka mësuar se libri nuk është produkt, por rezultat i një dialogu të gjatë midis autorit
dhe lexuesit. Është një akt besimi se fjala e shkruar do të gjejë adresën e saj.
Pashë një herë një citat (Harvey Mackay) që thoshte “Jeta e një njeriu ndryshon ne dy
mënyra: përmes njerëzve të cilët rrimë dhe përmes librave që lexojmë”.
Vënia në një paralele e njerëzve dhe e librit nuk besoj të jetë e rastësishme, sepse libri në
vete është një prani e fortë njerëzore. Leximi i librave është ndonjëherë siç e përshkruante
Dekarti, bashkëbisedim me mendjet e ndritura të shekujve, është shpesh siç e
përshkruante Uberto Eco, udhëtim në kohë ose kthim në pafundësi, sepse është një formë
e përqendruar e përvojës njerëzore që vazhdon të jetojë përtej autorit, përtej kohës së
shkrimit, madje edhe përtej momentit të leximit.
Gjithë ata që lexojnë, e dinë se librat nuk përfundojnë ndikim e tyre kur mbyllen,
përkundrazi, pikërisht atëherë fillojnë të punojnë brenda nesh.
Sepse ekziston një raport i veçantë mes librit dhe lexuesit. Një raport që nuk është
gjithmonë i menjëhershëm. Libri komunikon me ne edhe kur nuk e kemi në duar. Ndoshta
ai qëndron në raft, i heshtur, por është i pranishëm tek ne, si një kujtesë, si një mundësi, si
një dialog i pezulluar që pret të rifillojë. Dhe kjo marrëdhënie nuk është lineare; ajo është e
thellë, intime dhe e papërkthyeshme në fjalë.
Edhe në këtë kohë kur komunikimi është i shpejtë dhe i fragmentuar, ndajë bindje që
ndjesia që një tekst i shkruar lë tek ne nuk depërton njësoj përmes ekranit. Ka diçka në
aromën e librit, në ritmin e faqes dhe në heshtjen që e rrethon, e cila e bën përvojën më
reflektuese dhe më kuptimplotë.
Të dashur të pranishëm,Megjithatë, mesazhin kryesor dua t’ua përçoj studentëve.

Ju jeni në një fazë ku formësohet dija, dhe mënyra e të menduarit. Librat që zgjidhni sot,
mënyra si i lexoni, i trajtoni dhe i kuptoni librat, pyetjet që ngrini, janë të gjitha pjesë e një
procesi që do të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën si do ta kuptoni botën, shoqërinë, shtetin
dhe rolin tuaj në të. Të jeni të bindur se procesi i mësimit nuk përfundon pas diplomimit.
Nëse nuk dëshironi të ngelni prapa, vazhdoni të mësoni dhe lexoni.
Ajnshtajni thoshte se “Kur ndaloni së mësuari, pushoni së jetuari”, unë para kësaj do shtoja,
“kur ndaloni së lexuari, ju pushoni së menduari”, e kur jemi te të menduarit vijmë te një
kolos tjetër i dijes, Dekarti i cili thoshte: “Mendoj, pra ekzistoj”.
E di se në këtë fazë të jetës do lexoni libra nga të cilët doni të përfitoni njohuri, do filloni të
lexoni libra me sy kritik për të zhvilluar mendimin, por veç këtyre është gjithmonë me
rëndësi të lexoni me pjekuri. Jo si lexues i thjeshtë, jo si kritik, por si bashkëkrijues. Le të ju
shërbej libri si pikënisje për mendime e ide të reja.

Banner

Related posts

Dibran Hoxha: Më habitë lëvizja e Taravarit

Gjyla Halili

Dita e plisit”, koncert për 15 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës në Shkup

admin

Vatikani publikon imazhet e para të Papa Françeskut, pas vdekjes – varrimi i tij është caktuar për të shtunën

Gjyla Halili