
Moti sot so të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut, më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore dhe juglindore. Do të fryjë erë e matur, ndërsa kohë pas kohe e prëforcuar nga drejtimi verior. Temperaztura minimale, siç paralajmërojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike do të jetë në itnerval prej 3 deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 10 deri 15 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshuehsëm me vranësira dhe me reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 15 gradë.
Në ditët në vijim, nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile ajrore, deri të enjten do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Nesër do të ketë kushte për dukuri të bubullimave të rralla. proceset vende-vende do të jenë më intensive në formë të motit të lig me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, psoaçërisht në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit ku gjatë kësaj periudhe do të bijnë mbi 30 l/m². Temperatura ditore do të jetë në rënie, ndërsa të enjten dhe të premten tempçeratura e mëngjesit vende-vende do të zbresë nën zero. Do të fryjë erë veriore, e cila të enjten do të jetë e përforcuar, kohë pas kohe e fuqishme.
