AKTUALE

VATRA CHICAGO ORGANIZOI “ALBANIAN BOOKFEST 2026”

Banner

Vatra Chicago

Albanian Bookfest Chicago 2026, një bashkëpunim i shkëlqyer i Vatra Chicago me librarinë “Alblibris”, Shtëpinë Botuese “Onufri”, Bujar Hudhri dhe Dr. Pashko Camaj. “Albanian Bookfest” nuk ishte thjeshtë një event. Ai bashkoi shkrimtarë, lexues dhe ëndërrimtarë, duke na kujtuar që librat janë ura që lidhin kultura, breza dhe ide. Në një botë që lëviz me shpejtësi, bookfest na fton të ndalemi, të kthejmë faqet dhe të rizbulojmë bukurinë e fjalës. Çdo libër që hapim ka potencialin të na ndryshojë, të na mësojë, frymëzojë dhe ndonjëherë shërojë. Kur mblidhemi për të nderuar letersinë duhet të festojmë guximin e atyre që shkruajnë, kureshtjen e atyre që lexojnë dhe lidhjet që krijojnë tregimet mes nesh. Sepse në fund “Albanian Bookfest” nuk është vetëm për librat, por ështe për përvojën e përbashkët njerzore të treguara mes historish…

Ishte një kënaqesi e veçantë të kishim mes nesh autorin e mirënjohur Z. Visar Zhiti, si dhe autorët e tjerë, Dr. Pashko Camaj, Zj. Mirela Kanini, Dr. Ernest Nasto. Pjesëmarrja e gjërë e bashkëatdhetarëve tanë në këtë event e ktheu në sukses dhe tashmë një traditë që do ta vazhdojmë dhe në të ardhmen. Një falenderim i veçantë i takon Qendrës Kulturore Shqiptare që na mundëson vazhdmisht ambientet e tyre dhe veçanërisht patriotit të devotshëm, Z.Naser Hoxha. Falenderojmë gjithashtu dhe perfaqësues të shoqatave të ndryshme që na nderuan me prezencën e tyre, si Zj. Arjana Jaupi, Z. Edon Shaqiri, etj. Mbi gjithçka falenderojmë komunitetin tonë të mrekullueshëm në Chicago i cili sa vjen dhe është më i bashkuar. Falenderojmë dhe bordin tonë drejtues për punën e tyre të palodhur si më poshtë:
Mirela Kanini (kryetare)
Ernest Nasto (nënkryetar)
Ardian Ruci (sekretar)
Artan Nati (arkëtar)
Dhimo Jano (anëtar i Kryesisë)
Anjeza Muca (anëtare e Kryesisë)
Klodiana Combi (anëtare e Kryesisë).
Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët 🇦🇱🇽🇰🇺🇸

Banner

Related posts

Neto paga në dhjetor 34.364 denarë

admin

LSDM: Qytetarët nuk harrojnë se si u duk kur Gruevski na solli në fund

Gjyla Halili

Martinez refuzon ofertën nga Arabia Saudite

admin