AKTUALE

Diaspora investon në dije: Shoqata “Malësia” në Kaliforni ndan bursa për studentët shqiptarë

Banner

Shoqata “Malësia” në Kaliforni ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në angazhimin e saj për komunitetin, duke ndarë për herë të parë bursa për studentët shqiptarë që studiojnë në trojet tona dhe jashtë vendit.

Ky veprim përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e rinisë dhe një dëshmi të qartë të përkushtimit për arsimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Malësisë.

Përmes kësaj nisme, synohet të mbështeten studentët në rrugëtimin e tyre akademik, të motivohen për arritje më të mëdha dhe të ruhet lidhja e tyre me vendlindjen.

Në një kohë sfidash për të rinjtë, ky angazhim vjen si një mesazh i fortë se diaspora jonë vazhdon të luajë një rol kyç në përkrahjen dhe avancimin e brezave të rinj.

Shoqata “Malësia” uron përfituesit e bursave për këtë arritje dhe u dëshiron suksese të mëtejshme në studime dhe në jetë. Besohet se njohuritë dhe përvoja e fituar do të kthehen në vlera konkrete për zhvillimin dhe përparimin e Malësisë.

E ardhmja ndërtohet me dije, përkushtim dhe vizion — dhe rinia jonë është garancia më e fortë për këtë rrugëtim.

Ja postimi plotë:

Me kënaqësi ju njoftojmë se për herë të parë Shoqata jonë ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke ndarë bursa për studentët tanë që studiojnë në trojet tona, por edhe jashtë vendit. Kjo besojmë se është edhe një dëshmi e përkushtimit tonë për të mbështetur arsimin dhe rininë, duke investuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt e të ndritur. Iniciativa synon të lehtësojë rrugën e studentëve tonë, ti motivojë e të forcojë lidhjen e tyre me vendlindjen. Me këtë rast, urojmë të gjithë përfituesit e bursës, duke u dëshiruar suksese në studime e jetë dhe besojmë se përvojën e aftësitë e fituara t’i ktheni në vlerë për Malësinë tonë.
Ardhmërinë e shohim në Malësi, me përkushtim dhe vizion tuja do të jeni bartësit e zhvillimit e përparimit të vendit tonë.

Banner

Related posts

Policia Financiare bastisi kompaninë nga Kumanova, dyshohet se janë përvetësuar mbi 22 milionë denarë

Gjyla Halili

Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta

Gjyla Halili

Arbër Ademi: Nderim dhe krenari për 28 dhe 29 Nëntorin në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë

Gjyla Halili