AKTUALE

LSDM: Debakël ekonomik nën Mickoskin, qytetarët varfërohen, masa nuk ka

Banner

Nga LSDM theksojnë se, edhe pse kanë kaluar 60 ditë nga fillimi i krizës në Lindjen e Mesme, qeveria e udhëhequr nga Mickoski nuk ka ndërmarrë masa konkrete për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve. Sipas tyre, premtimet për masa pas festave nuk janë realizuar, ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten dhe qytetarët përballen çdo ditë me kosto më të larta për ushqime dhe produkte bazë

Reagimi i plotë i LSDM-së:

Debakël i ekonomisë së Mickoskit, qytetarët varfërohen – masa nuk ka.
Kanë kaluar 60 ditë nga fillimi i krizës në Lindjen e Mesme dhe Mickoski nuk ka ndërmarrë masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

Kaloi edhe Pashkët, dhe megjithëse Mickoski paralajmëroi masa të reja pas festave, sërish gënjeu; në vend të masave vazhduan shtrenjtimet. Ndodhi ajo që paralajmëruam: edhe nëse çmimet e naftës ulen, çmimet në markete, dyqane dhe tregje do të mbeten të larta. Çmimet e larta të ushqimeve dhe produkteve bazë çdo ditë po ua zbrazin xhepat qytetarëve.

Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se perimet janë shtrenjtuar mbi 38%, frutat mbi 10%, ndërsa çmimet e shitjes në bujqësi për 23%.
Prej dy muajsh janë rritur edhe çmimet e mishit, vajit, yndyrës, vezëve…
Këto nuk janë thjesht shifra, por përditshmëria e qytetarëve me frigoriferë bosh dhe xhepa të zbrazët. Me Mickoskin, jeta e qytetarëve po bëhet gjithnjë e më e vështirë; populli nuk ka para.

LSDM propozoi zgjidhje konkrete: ulje të TVSH-së për ushqimet në 0%, ulje të akcizave, ulje të TVSH-së për karburantet në 5%, si dhe ulje të tarifave rrugore.
Tani të njëjtat masa i paralajmëron qeveria, por “në faza” – vonë dhe në mënyrë të pjesshme.

Ndërkohë që qeveria e Mickoskit mbron biznesin dhe nuk ndërmerr masa, Kroacia ka miratuar një paketë të plotë masash dhe mbështetje për bujqit dhe peshkatarët, Irlanda jep ndihmë konkrete për kategoritë e cenueshme, ndërsa edhe Gjermania ul akcizat dhe ofron ndihmë financiare. Vetëm tek ne Mickoski nuk ndërmerr asgjë – pritje, analiza, kalkulime dhe gënjeshtra. Mickoski krenohet me “ekonominë e tretë në Evropë”, ndërsa në realitet – një debakël total ekonomik.

Pagat mbeten më të ulëtat në Evropë, qytetarët varfërohen, investimet largohen, fabrikat mbyllen. Investimet e huaja kanë rënë me 60%, nga 1.2 miliardë euro në kohën e LSDM-së në vetëm 467.5 milionë euro tani.
180 milionë euro, deri muajin e kaluar, ishte borxhi për kthimin e TVSH-së ndaj kompanive. Dhjetëra fabrika janë mbyllur dhe mbi 1.500 punëtorë kanë mbetur pa punë në periudhën e fundit.

Për standardin jetësor dëshmojnë më së miri frigoriferët bosh të qytetarëve.
Realiteti dhemb. Populli varfërohet. Nevojiten masa urgjente – menjëherë për uljen e çmimeve, mbështetje për qytetarët e cenueshëm dhe për ekonominë.

Banner

Related posts

Mot me diell dhe me vranësira mesatare

Gjyla Halili

54 vjet më parë njeriu zbriti në Hënë

admin

Bytyqi – Smith: Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe potencial të madh për zhvillim

Gjyla Halili