AKTUALE

Bajram Rexhepi: Gjendja në Gjimnazin e Tetovës është alarmante, kërkohen masa urgjente

Kryetari i BDI në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar lidhur me gjendjen në Gjimnazi i Tetovës, duke e cilësuar atë si shqetësuese dhe të papranueshme.

Sipas Rexhepit, institucioni që dikur ishte simbol i dijes dhe krenarisë sot përballet me neglizhencë të theksuar dhe mungesë mirëmbajtjeje. Ai theksoi se oborri i shkollës është i mbushur me mbeturina, hapësirat sportive janë degraduar, ndërsa ambientet përreth nuk ofrojnë kushte të denja për nxënësit.

“Nxënësve po u mohohet e drejta për një ambient të shëndetshëm dhe për zhvillim të rregullt fizik e edukativ. Kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme,” u shpreh Rexhepi.

Ai kritikoi gjithashtu institucionet përgjegjëse për mungesë veprimi dhe strategjie, duke theksuar se investimi në arsim duhet të jetë prioritet.

“Është e papranueshme që një shkollë me këtë histori dhe rëndësi të lihet në këtë gjendje. Të rinjtë tanë meritojnë kushte dinjitoze dhe mbështetje reale për zhvillimin e tyre,” shtoi ai.

Rexhepi bëri thirrje për masa konkrete dhe urgjente nga autoritetet lokale, duke kërkuar përmirësim të kushteve në shkollë dhe rikthimin e saj në nivelin që meriton.

Ja postimi plotë:

GJIMNAZI I TETOVËS, NGA INSTITUCION ELITAR NË NJË REALITET TRONDITËS 😔

Shkolla e mesme ku dikur edhe unë mësova, sot është shndërruar në një pamje që të kujton skena filmash horror.

Gjimnazi i Tetovës, dikur simbol i dijes dhe krenarisë, sot është lënë në mëshirë të fatit. Oborri i mbushur me mbeturina, fushat sportive të shndërruara në parkingje të egra, dhe hapësirat e gjelbra që po kthehen në strehë për qen endacakë.

Salla sportive, që duhet të jetë në shërbim të nxënësve, qëndron e mbyllur dhe jashtë funksionit. Fëmijëve u mohohet e drejta për sport, për zhvillim dhe rekreim dhe për një ambient të denjë shkollor.

Kjo është pasojë direkte e një udhëheqjeje pa vizion, pa përgjegjësi dhe pa ndjenjë elementare për arsimin.

Komuna e Tetovës, në vend që të investojë në të ardhmen e të rinjve, është zhytur në korrupsion dhe shërben interesat e një rrethi të ngushtë, mafias urbane, ndërsa institucionet publike degradojnë çdo ditë.

Improvizim, mungesë totale strategjie zhvillimore dhe një realitet i hidhur, korrupsion dhe shpërfillje ndaj arsimit.

Nxënësit dhe fëmijët tanë meritojnë shkolla dhe arsim dinjitoz!

Banner

Related posts

Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me të reshura lokale të shiut

Gjyla Halili

Albin Kurti vjen në Tetovë, do ta vizitojë edhe komunën e Çairit

admin

ShF “Bajram Shabani” Kumanovë në ditën e 7 Marsit nderon mësimdhënësit në pension

admin