AKTUALE

Profesori Gjokë Gojçaj reagon ndaj “Samitit të Diasporës”: Term i gabuar për shqiptarët autoktonë

Banner

Profesori dhe atdhetari Gjokë Gojçaj nga Malësia e Madhe por që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me organizimin e “Samitit të Diasporës” në Tiranë, duke vënë në pikëpyetje përdorimin e këtij termi për shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre historike.

Në reagimin e tij, Gojçaj thekson se shqiptarët e Kosovës, Tuzit, Plavës, Ulqinit, Tetovës, Shkupit, Dibrës, Strugës dhe Preshevës janë autoktonë dhe jetojnë prej shekujsh në vendet e tyre, prandaj nuk mund të konsiderohen diasporë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

Sipas tij, termi “diasporë” përdoret për popullsi që janë shpërngulur nga trojet e veta, gjë që nuk vlen për këto treva shqiptare.

Ai shpreh shqetësimin se përdorimi i tillë i terminologjisë krijon paqartësi dhe mund të ndikojë në perceptimin e identitetit kombëtar, duke mos reflektuar realitetin historik dhe etnogjeografik të shqiptarëve në rajon.

Gojçaj sugjeron se një emërtim më i përshtatshëm për një aktivitet të tillë do të ishte “Samiti Mbarëkombëtar”, i cili, sipas tij, do të përfaqësonte më denjësisht unitetin e shqiptarëve kudo që jetojnë.

Në reagimin e tij nuk mungojnë as kritikat ndaj organizatorëve të samitit, përfshirë kryeministrin Edi Rama, për mënyrën se si është konceptuar dhe emërtuar ky tubim.

Ky qëndrim i profesorit Gojçaj i shtohet debatit publik mbi përdorimin e saktë të terminologjisë në çështje që lidhen me identitetin dhe përfaqësimin e shqiptarëve.

Ja postimi plotë:

Samiti i Diasporës!!!

Njeriu i sotëm hanë gjithçka që i qitet përpara: kokën, bishtin, veshket, testiset, zorrët, thundrat dhe gjithçka që e bën të ndjehet i përzgjedhuri i një gostie.
Kur i pyet, ose pa i pyetur fare por me vetëdeklarim, shqiptarët e Kosovës, Tuzit, Plavës, Ulqinit, Tetovës, Shkupit, Dibrës, Strugës, Preshevës, etj, thonë që jemi autokton që jetojmë në trojet tona stërgjyshore, autoktone e historike. Në fakt, kjo është e vërtetë.
Kur konsulton fjalorin (në cilëndo gjuhë të botës), fjala “Diasporë” ka të bëjë me kuptimin natyror të një popullate (e vogël ose e madhe) e cila lëviz- shpërngulet për arsye të ndryshme, nga trojet e veta autoktone.
A janë të shpërngulur ndokund trevat që përmënda më sipër?
Jo, ato janë aty me shekuj dhe të gjithë ata shqiptarë që aktualisht jetojnë aty, sipas definicionit, gjegjësisht sipas kuptimit të fjalës “diasporë-diaspora”, ata janë poaq autokton sa edhe vetë shqiptarët e Tiranës dhe aspak më diasporë sesa qytetarët e Tiranës!
Ngrënja me dy lugë njihet si metaforë, prej shekujsh.
Do t’i kisha pyetur shumë asish që ishin të pranishëm në atë takim, se çka në fakt, janë.
Janë shqiptarë autoktonë, apo të migruar nga trojet e veta, sepse disa pozita që i mbajnë, i mbajnë pikërisht sipas definicionit etno-gjeografik, ku jetojnë.

Unë nuk dëshiroj ta mësoj Edi Ramën se si të (mos)tallet me intelektet e shumë shqiptarëve, por nesër një analogji të tillë mundet ta organizojë edhe Prishtina, njësoj sikur kjo e Tiranës.
Edhe atje mund të të hedhin diçka përpara, pse jo.

Me një fjalë, njeriu i ndershëm lufton jeton dhe vdes për dinjitet, për parime dhe ideale .

Me të drejtë, një tubim që do të tubonte shqiptarët nga Shqipëria (si organizatore) dhe të shpërngulurit e saj jashtë vendit, nëpër Europë, Amerikë, Australi, etj, do të quhej “Samiti i Diasporës”. Por, jo një tubim si ky i Taranës.
Ky mund të quhet “Samiti Mbarëkombëtar” dhe mund të ishte një tubim mjaft dinjitoz dhe i qëlluar!
Nganjëherë mund të ishte mbajtur edhe në Prishtinë, Tetovë, Tuz, etj.

Pra, nuk mundesh të jeshë edhe babë edhe axhë i të njëjtit fëmi, përveç…..(dihet)!

Banner

Related posts

Bujar Osmani e nis nga Këshilli i tij vendor: Kam privilegjin të bartë mbi supet e mia misionin presidentit të parë shqiptar

Gjyla Halili

SHBA: Civilët në Gaza po vdesin nga uria

Gjyla Halili

Fatmir Dehari vesh Kërçovën kuq e zi: Ky është identiteti ynë

Gjyla Halili