
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD) zhvilluan sot një takim të përbashkët, ku në fokus ishte analiza e procesit të votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Gjatë takimit, një vëmendje e veçantë iu kushtua Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila u vlerësua si një instrument kyç që mundësoi regjistrimin digjital të votuesve dhe lehtësoi kapërcimin e barrierave gjeografike për diasporën.
Delegacioni i KKD shprehu mirënjohje ndaj KQZ për administrimin e këtij procesi, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes më të gjerë të diasporës në jetën demokratike të vendit.
Nga ana tjetër, Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, vlerësoi kontributin e anëtarëve të KKD në të gjitha fazat e procesit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional.
Në përfundim, palët theksuan se synimi mbetet përmirësimi i vazhdueshëm i mekanizmave të votimit dhe forcimi i përfaqësimit të diasporës në Kuvendin e Shqipërisë, duke e konsideruar bashkëpunimin me diasporën një faktor kyç për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.
Ja postimi i plotë:
🗳️Sot, KQZ Shqiperi dhe Këshilli Koordinues i Diasporës (#KKD) zhvilluan një takim të përbashkët me fokus analizimin e votimit të shqiptarëve jashtë vendit për zgjedhjet e 11 majit 2025.
📌Pikat kyçe të takimit:
– Vlerësimi i Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER): Një instrument jetik që mundësoi regjistrimin digjital dhe kapërcimin e barrierave gjeografike.
– Angazhimi Institucional: Delegacioni i KKD shprehu mirënjohje për KQZ për administrimin e këtij procesi historik.
– Bashkëpunimi: KSHZ Celibashi vlerësoi kontributin e çmuar të anëtarëve të KKD në të gjitha fazat e procesit.
Synimi ynë mbetet i qartë: Përmirësimi i vazhdueshëm i mekanizmave të votimit dhe forcimi i përfaqësimit të diasporës në Kuvendin e Shqipërisë. Bashkëpunimi me diasporën e kualifikuar është kyç për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit. 📈
#Zgjedhjet2025 #DiasporaShqiptare #KQZ #VotimiNgaJashte #Shqiperia





