
Shoqata “Malësia e Madhe” në Michigan ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të lahutës shqiptare, Jonuz Delaj, një prej figurave më të shquara të kësaj trashëgimie të çmuar kombëtare.
Në reagimin e saj, shoqata vlerëson lart kontributin e Delajt në ruajtjen dhe përcjelljen e melosit autentik të lahutës shqiptare, duke e cilësuar atë si një zë të fuqishëm të traditës dhe identitetit tonë kombëtar. Përmes artit dhe përkushtimit të tij, ai arriti të lidhë breza të tërë me rrënjët kulturore shqiptare.
Shoqata thekson se lahuta shqiptare, tashmë e njohur si pjesë e trashëgimisë botërore nga UNESCO, mbart vlera të ndërtuara ndër vite falë figurave të shquara si Jonuz Delaj.
Në fund të reagimit, Shoqata “Malësia e Madhe” Michigan i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Delaj dhe gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë, duke theksuar se kujtimi i tij do të mbetet përherë i paharruar.
Pushoftë në paqe.
Ja postimi plotë:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e mjeshtrit të madh, lahutarit dhe një prej figurave më të shquara të lahutës shqiptare, i ndjeri Jonuz Delaj.
Veprimtaria dhe kontributi i tij në ruajtjen dhe përcjelljen e melosit të pastër të lahutës shqiptare do të mbeten përherë pjesë e çmuar e trashëgimisë sonë kombëtare. Ai ishte një zë i fuqishëm i traditës, që lidhi brezat me rrënjët dhe identitetin tonë kombëtar.
Lahuta shqiptare sot nderohet si trashëgimi botërore nga UNESCO, dhe kjo vlerë është ndërtuar mbi përkushtimin e figurave si Jonuz Delaj.
Shoqata Malësia e Madhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Delaj dhe gjithë botës së muzikës shqiptare. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar. Pushoftë në paqe.
