AKTUALE

Nga “fantastike” në kritika: si ndryshoi qëndrimi i Trump ndaj Melonit

Banner

Për të dytën ditë radhazi, presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar kryeministren italiane Giorgia Meloni.

“Ka qenë negative”, është sulmi i ri i Trumpit ndaj Melonit gjithmonë i lidhur me qëndrimin italian ndaj luftës në Iran.

Duke iu përgjigjur gazetares së njohur të Fox, Maria Bartiromo ai shpjegon se marrëdhënia me të dhe me Italinë nuk është më e njëjtë.

“Kushdo që ka refuzuar ndihmën e tij në menaxhimin e situatës me Iranin, me atë vend nuk kemi më të njëjtën marrëdhënie. Vetëm për informacionin tuaj: Italia merr sasi të mëdha nafte nga Ngushtica”, deklaroi presidenti Trump.

Linja e kryeministres nuk ndryshon, asnjë përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj presidentit amerikan.

Por nuk kalojnë pa u vënë re disa pjesë të deklaratave të saj në krah të Volodymyr Zelensky, i pritur në Pallatin Chigi për të konfirmuar se “Italia është gjithmonë në krah të Kievit”.

Meloni thekson rëndësinë e “forcës së aleancës euroatlantike, sepse një Perëndim i ndarë, një Evropë e përçarë do të ishte i vetmi dhuratë e vërtetë që mund t’i bëjmë Moskës”.

Një fjali jo e re, që Meloni e ka përdorur shpesh për të shpjeguar kujdesin e saj, kur disa partnerë evropianë tregonin nervozizëm ndaj qëndrimeve të Uashingtonit, dhe që tani mund të lexohet në një kuptim të kundërt.

”Italia është gati të bëjë pjesën e saj për të garantuar lirinë thelbësore të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit ka ofruar gatishmërinë e saj, kur natyrisht ta lejojnë kushtet e sigurisë”, rithekson Meloni.

Marrëdhënia e tyre nuk është më “speciale”, tashmë është e qartë.

Madje, kryeministrja – sipas burimeve të informuara – u ka rekomanduar stafit dhe ministrave: asnjë informacion nuk duhet të dalë më për marrëdhëniet e saj me Trump.

Ndërkohë edhe Matteo Salvini shprehet me ironi ndaj presidentit amerikan: “Sipas tij lufta ka përfunduar disa herë, por ende nuk ka përfunduar”.

Nuk është mbyllur as ajo në Ukrainë.

Zelensky largohet nga Roma me “mbështetjen e madhe, afërsinë e plotë të Italisë ndaj vendit të tij, ndaj asaj që ai po bën me rezistencë dhe heroizëm të madh”, siç theksoi Sergio Mattarella.

Banner

Related posts

Lladrovci: Vendin e parë për performancë komunale ia dedikoj Hashim Thaçit

admin

Veleshta i përgjigjet VLEN-it: E duam ndryshimin, por jo me ju!

Gjyla Halili

Tubim përkujtimor në Zvicër më 18 janar për viktimat e gjenocidit në Kosovë

Gjyla Halili