
Kryetari i Ali Ahmeti ka theksuar rëndësinë e investimit në edukimin dhe formimin politik të të rinjve, duke e cilësuar atë si një detyrim ndaj së ardhmes së vendit.
Sipas tij, Akademia Politike e Bashkimi Demokratik për Integrim përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në brezat që pritet të marrin përgjegjësi udhëheqëse në të ardhmen.
Ahmeti bëri të ditur se programi i Akademisë përfshin pesë module kryesore, të cilat trajtojnë çështje nga përpjekjet historike dhe themelimi i BDI-së, deri te Marrëveshja e Ohrit, roli i shqiptarëve në rajon, komunikimi politik dhe procesi i integrimit europian.
“Çdo brez i ri drejtuesish duhet të dijë nga vjen, të kuptojë bazat mbi të cilat ndërtohet shteti dhe të mendojë strategjikisht për të ardhmen,” është shprehur Ahmeti.
Ai ka nënvizuar se integrimi europian nuk duhet parë si një premtim politik, por si një projekt i përbashkët i një gjenerate të tërë dhe rruga e vetme drejt stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Nga BDI bëjnë të ditur se afati për aplikim në Akademinë Politike është i hapur deri më 28 prill.
Ja postimi plotë:
Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, ata janë bartësit e vazhdimësisë së vizionit tonë shtetformues dhe kombëtar. Prandaj, investimi në edukimin dhe formimin politik të tyre nuk është zgjedhje, por detyrim.
Akademia Politike e Bashkimit Demokratik për Integrim është një investim i drejtpërdrejtë në brezat që do të udhëheqin nesër.
Programi përfshin 5 module thelbësore: nga përpjekja historike te lindja e BDI-së, Marrëveshja e Ohrit – themeli i shtetit të ri, Shqiptarët në rajon – dimensioni kombëtar dhe rajonal, komunikimi politik dhe integrimi europian.
Kjo Akademi është një detyrim ndaj historisë dhe një përgjegjësi ndaj së ardhmes. Çdo brez i ri drejtuesish duhet të dijë nga vjen, të kuptojë çfarë garanton ekzistencën dhe të mendojë strategjikisht për rolin e tij në një botë që ndryshon çdo ditë.
Integrimi europian nuk është një premtim politik, është një projekt gjenerate dhe rruga jonë e vetme drejt stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Ju jeni brezi që do ta çojë këtë projekt përpara.
Formimi që merrni këtu nuk është privilegj, është përgjegjësi.
Dija e historisë ju jep identitet.
Kuptimi i institucioneve ju jep mjet.
Aftësia komunikuese ju jep ndikim.
Vizionet europiane ju japin destinacion.
⏳ Afati i aplikimeve është i hapur deri më 28 prill!
Apliko tani 👉🏻 https://forms.gle/y57QRwMjK1xqYShY9

