AKTUALE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha pret studentin Mevlan Ademi, nga Maqedonia e Veriut.

Postimi i plotë i Ministrit Hoxha në X:

🇦🇱🇲🇰 Prita dhe zhvillova një bisedë me z. Mevlan Ademi, një nga #studentët udhëheqës të manifestimeve paqësore në Republikën e #Maqedonisë së Veriut, lidhur me të drejtat gjuhësore.

Dëgjova me vëmendje kërkesat e tyre për respektimin e plotë të të drejtave për përdorimin e #gjuhës amtare, në kuadër të zbatimit të qartë, të paekuivok dhe konsekuent të Marrëveshjes së #Ohrit, si themel i barazisë dhe i funksionimit efektiv të shtetit në një shoqëri #multietnike.

Një nga veçoritë themelore në #demokraci është të dëgjohet zëri i #rinisë dhe angazhimi qytetar për t’i përkthyer ato në politika konkrete që garantojnë #barazi dhe standarde #evropiane. Mbështetja për këto vlera është thelbësore në funksionimin dhe forcimin e institucioneve demokratike, dhe për një të ardhme më të mirë, më të drejtë, të bazuar në ligj dhe #gjithëpërfshirëse.🤝

Link: https://x.com/hoxhafer/status/2044495323150614836?s=46&t=toA4veCnO-i55LJ9DxX0OA

Banner

Related posts

Ali Ahmeti përgëzon Qëndrim Rijanin për suksesin e “Jul Cezarit” në Split të Kroacisë

Gjyla Halili

Lladrovci: Trump i duhet botës në këtë kohë të diktatorëve të vegjël dhe shpërdoruesve të besimit qytetar

Gjyla Halili

Vala e të nxehtit ka mbërritur në Evropë, temperaturat do të kalojnë 40 gradë

admin