AKTUALE

Bozovca zgjedh Shaip Ismailin në krye të nëndegës së BDI-së

Në kuadër të forcimit të strukturave të Bashkimi Demokratik për Integrim, dega në Tetovë po vazhdon me përkushtim të plotë aktivitetet organizative dhe mobilizuese në terren.

Kryetari i degës, Bajram Rexhepi, theksoi rëndësinë e këtij procesi, duke vënë në pah se riorganizimi synon fuqizimin e çdo nëndege dhe afrimin sa më të madh me qytetarët.

“Me angazhimin e përbashkët dhe me kuadro të dëshmuar, po ndërtojmë një strukturë më të fortë dhe më funksionale, në shërbim të qytetarëve dhe vizionit tonë politik,” u shpreh ai.

Procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim konsolidimin e plotë të degës dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme politike.

Ja postimi plotë:

Vazhdojmë me Bozovcën 🤝

Sonte mbajtëm kuvendin e Nëndegës Bozovcë, ku për kryetar u zgjodh Shaip Ismaili, aktivist i kahmotshëm i BDI-së dhe njeri që beson dhe kontribuon në vlerat e organizatës sonë politike.

Vijojmë procesin e riorganizimit me njerëz të përkushtuar, duke forcuar strukturat dhe duke ndërtuar BDI-në e së ardhmes.

Banner

Related posts

Ndryshimi i emrave të rrugëve në Tetovë – VMRO-DPMNE e ndal komisionin dhe ngre shqetësime etnike

Gjyla Halili

NJË NGA INTERVISTAT MË TË FAMSHME TË ALI AHMETIT

Gjyla Halili

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, Maqedonia në vendin e 40-të

Gjyla Halili