AKTUALE

Nikollë Camaj: Diaspora shqiptare, urë lidhëse për bashkëpunim rajonal

Banner

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, mori pjesë në aktivitetet e Samiti i IV i Diasporës Shqiptare, ku u diskutua roli i diasporës në forcimin e lidhjeve ndërshqiptare dhe bashkëpunimit rajonal.

Gjatë takimeve dhe diskutimeve, Camaj vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare si një faktor të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe politik të hapësirës shqiptare, duke theksuar se ajo përfaqëson një urë lidhëse mes vendeve të rajonit dhe komuniteteve shqiptare në botë.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit institucional ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë në rajon dhe diasporës, me synim forcimin e komunikimit dhe koordinimit për çështje me interes të përbashkët.

Samiti u vlerësua si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe krijimin e kontakteve të reja ndërmjet përfaqësuesve politikë, institucionalë dhe diasporës shqiptare.

Ja postimi plotë:

Dy ditë në Tiranë, në shërbim të Unitetit Kombëtar 🇦🇱

Në Samitin e IV të Diasporës Shqiptare, shqiptaria u mblodh në shtëpinë e vet. Nga një spektër i gjerë vendesh, përvojash dhe fushash mërgata jonë bëhet bashkë.

Nga shtete të ndryshme në botë, u takuam për të ndarë ide, përvoja dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi për të ardhmen. Ky takim dëshmoi larminë dhe potencialin e madh që ka diaspora shqiptare, si një rrjet i gjallë që kontribuon në mënyra të ndryshme, por edhe për gatishmërinë e trevave shqiptare për të ruajtur lidhshmëritë kombëtare.
Përpos bisedave formale, pati mjaft takime e biseda joformale pothuaj me të gjithë përfaqësuesit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Presheva, pastaj edhe nga diaspora, me çka fuqizohet lidhja ndërshqiptare.
Si takim të veçantë do të përmendja pritjen që më bëri homologja, zv/kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Klodiana Spahiu, ku shkëmbyem mendime mbi forcimin e bashkëpunimit, por edhe mbi rolin e diasporës.

Mbi të gjitha, ishte një hapësirë që na kujtoi rëndësinë e lidhjes me njëri-tjetrin dhe me rrënjët tona, duke mbetur të hapur dhe bashkëpunues kudo që jetojmë.

Po ashtu do të veçoja darkën që na e shtroi Ambasadorja e Shqipërisë në Malin e Zi, shkëlqesia e saj Zhaklina Peto me bashkëshortin dr.

Takime me vlerë, biseda frymëzuese dhe energji pozitive që vazhdon… 🤝

Banner

Related posts

Mexhiti nga Buteli: Ndryshimi po vjen, ndryshimi VLEN

Gjyla Halili

Kulla: Ali Ahmeti është personaliteti më i madh që e ka prodhuar historia e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non- gratat!

Gjyla Halili