AKTUALE

Gashi thërret për marrje masash për të ndalur shpërnguljen e të rinjëve

Banner

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot ka ftuar për marrje masash të cilat do të ndikonin në ndaljen e largimit të të rinjëve nga trojet shqiptare.
Gashi e bëri thirrjen sot gjatë punimeve të Samitit të Diasporës organizuar në Tiranë nga qeveria e Shqipërisë.

“Kësaj ‘gjakderdhje’ demografike që po na ndodh viteve të fundit, kryesisht për arsye ekonomike, por edhe për arsye të mungesës së sundimit të ligjit, të zhvillimit demografik dhe të politikave arsimore, shëndetësore dhe kulturore duhet t’i gjejmë një zgjidhje”, citohet nga ATSh të ketë thënë Gashi, duke tërhequr vërejtjen se mos-ndalja e kësaj dukurie do të jetë “alarmante”.

“Po ikin të rinjve më të mirë, studentët më të mirë, njerëzit që kanë performancat më të mira. Kjo është një humbje shumë e madhe për shoqëritë dhe shtetet tona ndaj mendoj se nëse duam ta bëjmë rilidhjen me ata njerëz, është e domosdoshme të fokusohemi urgjentisht në ndërtimin e politikave që do të ndalojnë këtë ‘gjakderdhje’ që po ndodh”, tha Gashi.

Ai ftoi që të “gjenden mekanizmat si të qëndrojnë njerëzit këtu dhe më pas të ndërtohen edhe politika që krijojnë kushte në vendet tona që të rinjtë të kthehen”.

Sipas tij sundimi i ligjit është “arsyeja e parë” pse të rinjtë e braktisin vendin. Ai po ashtu tha se njër ndër aryset kryesore pse të rinjtë po largohen është “mungesa e shpresës”.

“Në disa prej vendeve tona ka përparim dhe avancim në këtë drejtim. Natyrisht që edhe Shqipëria është një prej vendeve që ka dëshmuar se ka në fokus sundimin e ligjit. Por nëse të rinjtë tanë vazhdojnë të ikin jashtë ky është indikatori më i mirë i dështimit të politikave tona. Nuk janë zgjedhjet indikatori më i mirë dhe mesazhi më i mirë që vjen prej popullit”, tha Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Banner

Related posts

Arrihet marrëveshja Ahmeti-Sela?! ASH-së i ofrohen 5 mandate të sigurta

Gjyla Halili

VLEN:  Garantojmë çkapjen e gjyqësorit, por nuk mund ta realizojmë çkapjen e Ziadinit nga Ali Ahmeti

Gjyla Halili

Kë ka kontraktuar Kosova për lobim në SHBA?

admin