AKTUALE

Shkëlqim Hajdari në Samitin e IV të Diasporës në Tiranë: Krenar për rrënjët tona

Banner

Në kuadër të Samitit të IV të Diasporës, një nga ngjarjet më të rëndësishme që mbledh shqiptarët nga të gjitha anët e botës, i pranishëm ishte dhe Prefekti i qarkut të Tiranës,Shkëlqim Hajdari duke dhënë kontributin dhe mesazhin e tij për bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët.

Ky samit shërben si një platformë e fuqishme për të forcuar lidhjet mes diasporës dhe vendit amë, duke nxitur investime, shkëmbim përvoje dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.

Në një postim në fb, Shkëlqim Hajdari theksoi rëndësinë që ka roli i diasporës në proceset zhvillimore të Shqipërisë dhe në promovimin e vlerave shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Ai u ndal gjithashtu te nevoja për më shumë bashkëpunim konkret mes institucioneve dhe profesionistëve shqiptarë jashtë vendit, duke vlerësuar kontributin e tyre në fusha të ndryshme si ekonomia, arsimi dhe kultura. Sipas tij, energjia dhe përvoja e diasporës janë një aset i çmuar që duhet të shfrytëzohet në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike.

Pjesëmarrja në këtë samit përbën jo vetëm një moment krenarie, por edhe një mundësi të rëndësishme për ndërtimin e urave të reja bashkëpunimi mes shqiptarëve kudo që jetojnë. Ngjarje të tilla dëshmojnë se uniteti dhe përkushtimi ndaj atdheut mbeten vlera të përbashkëta që na bashkojnë të gjithëve.

Ja postimi plotë:

Tiranë – I lumtur që jam pjesë e Samitit IV të Diasporës 🦅

Një moment i veçantë që bashkon shqiptarët nga e gjithë bota rreth një vizioni të përbashkët. Krenar për rrënjët tona dhe për kontributin që secili prej nesh jep për atdheun 🙏

#Diaspora #Shqipëri #KrenariKombëtare

Related posts

Ahmeti nga Tirana: Shqipëria gjithmonë na ka mbajtur të bashkuar…

Gjyla Halili

Forumi i Dialogut të Prespës 2023 më 15 dhe 16 qershor në Strugë

admin

Grubi gjatë rrugës ka pranuar porosi, por ka vazhduar drejt Tiranës ku kërkonte ndihmë avokature për t’u hequr nga Lista e Zezë

Gjyla Halili