AKTUALE

Miku i shqiptarëve, Eliot Engel vdes në moshën 79-vjeçare

Kongresisti amerikan Eliot Engel ka ndërruar jetë sot në moshën 79-vjeçare.

Ai përfaqësoi shtetin e Neë York-ut në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 1989 deri në vitin 2021.

Engel ishte një zë i fuqishëm në Shtetet e Bashkuara në mbështetje të kauzës shqiptare, veçanërisht për Kosovën.

Ai i kishte bërë thirrje presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, që të ndërhynte në Kosovë për të ndalur spastrimin etnik të shqiptarëve nga forcat serbe.

Angazhimi i tij vazhdoi edhe pas luftës, duke qenë një nga mbështetësit e fortë të pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008.

Banner

Related posts

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Miçigan Agron Dedivanaj shpreh mirënjohje për Gjeneralin Clark

Gjyla Halili

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Gjyla Halili

Jeton Shaqiri paralajmëron TRI rritje të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm

Gjyla Halili