AKTUALE

Bajram Rexhepi: Kujt po i pengon Ansambli Muzikor në Tetovë?

Ansambli Muzikor në Tetovë është një institucion që nuk lindi rastësisht. Ai u themelua në vitin 2023 si rezultat i vizionit, nismës dhe angazhimit të drejtpërdrejtë politik të Bashkimit Demokratik për Integrim për decentralizimin e kulturës dhe për krijimin e institucioneve që i japin Tetovës vendin që meriton në hartën kulturore të vendit.
👉Me angazhimin e BDI-së, këtij institucioni iu siguruan hapësira për përdorim të përhershëm në Qendrën për Kulturë në Tetovë, me vendim të qeverisë së udhëhequr nga Kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi. Po ashtu, u morën edhe pëlqimet e nevojshme për punësimin e 24 artistëve, me qëllim që Ansambli të niste funksionimin e plotë si një qendër serioze e artit muzikor në Tetovë. Në këtë procedurë aplikuan mbi 60 artistë të rinj e të talentuar.
Por, me ardhjen e qeverisë VMRO–VLEN, në mbledhjen e parë të saj, në qershor 2024, u ndërpre dhe u pezullua procedura e punësimit. Ky ishte akti që e goditi drejtpërdrejt Ansamblin Muzikor në Tetovë dhe ia pamundësoi funksionimin normal. Që nga ajo ditë, institucioni ka kërkuar vazhdimisht punësimet e domosdoshme, por është përballur me heshtje të qëllimshme institucionale.
Dhe tani vjen ironia më e madhe❗️
Së pari e bllokuan, duke u munduar t’ia ndalin frymëmarrjen institucionale, duke e lënë pa kuadrot e nevojshme, pa zhvillim dhe pa mundësi funksionimi.
Dhe sot, të njëjtët, në dokumentin e ashtuquajtur „Strategjia Nacionale për Zhvillim të Kulturës 2026–2030″, mundohen ta paraqesin atë si institucion me kapacitet të kufizuar dhe si barrë për sistemin të cilit i nevojitet “racionalizim”, edhe përkundër faktit që ky institucion, edhe me 2 të punësuar, arriti ta realizojë në tërësi, për 2 vite me radhë, programin artistik, gjë të cilën nuk arrijnë ta bëjnë institucione të favorizuara nacionale, që kanë dhjetëra, madje edhe qindra të punësuar.
Kjo nuk është analizë objektive, por sabotim i qëllimshëm politik që tenton të zhbëjë dhe penalizojë kulturën shqiptare.
Logjika diabolike dhe ksenofobe e kësaj qeverie vepron kështu. Së pari e pengojnë një institucion të ri kulturor dhe më pas e përdorin gjendjen e imponuar si arsyetim për ta vënë në pikëpyetje ekzistencën e tij.
Ansambli Muzikor në Tetovë nuk është dështim. Dështim është politika e VMRO–VLEN që e bllokoi qëllimisht zhvillimin e tij.
BDI do të mbrojë çdo vlerë dhe çdo institucion që e ka ngritur me vizion, punë dhe përkushtim. Do të vazhdojë të angazhohet për zhvillim të balancuar kulturor, për decentralizim real të kulturës dhe për përfaqësim të denjë edhe në qytetet me shumicë shqiptare.
👉Ansambli Muzikor në Tetovë është vlerë e Tetovës dhe do të mbrohet me çdo kusht.

Banner

Related posts

Bujar Osmani e nis nga Këshilli i tij vendor: Kam privilegjin të bartë mbi supet e mia misionin presidentit të parë shqiptar

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi në ditën e dëshmorëve: Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët e lirisë

Gjyla Halili

MEXHITI: GAZIFIKIMI DO TË ZBUSË NDOTJEN ME 50 DERI 70 PËR QIND

Gjyla Halili