AKTUALE

BDI: Me VLEN-in po shitet barazia, po varroset e ardhmja!

Banner

BDI ka reaguar ndaj propozim-ligjit për “përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, duke e cilësuar atë si një hap të rrezikshëm prapa dhe një tradhti ndaj arritjeve të shqiptarëve ndër vite. Sipas BDI-së, drafti i hartuar nga Karakamisheva dhe i mbështetur nga VLEN nuk parasheh kuota etnike, nuk obligon institucionet të identifikojnë përkatësinë etnike gjatë punësimit apo avancimit dhe nuk përmban masa ndëshkuese, duke e bërë atë, siç thuhet, një “ligj mashtrimi” pa substancë dhe drejtësi.

Reagimi i plotë i BDI-së:

Kjo që po ndodh është më shumë se zhgënjim, është tradhti e hapur ndaj çdo arritjeje për të cilën është sakrifikuar me dekada.

Sa herë mendojmë se kanë arritur fundin, ata gjejnë mënyrë të re për të rënë edhe më poshtë. Propozim-ligji për “përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, i hartuar nga Karakamisheva dhe i përkrahur me bujë nga VLEN, nuk është arritje – është regres brutal.

Propozim që po qarkullon në media:

• nuk parasheh kuota etnike, që dmth ne prap do të vazhdojmë si para vitit 2001 kur shqiptarët ishin vetem 0,2 % në administratë;
• nuk parasheh obligim për institucionet që ti identifikojë në bazë etnisë qytetarët me rastin e punësimit apo avancimit;
• nuk parasheh dispozita sanksionuese;

Me një fjalë: një ligj mashtrimi, kurthi, pa shpirt, pa drejtësi.

Dhe ironia më e madhe? Premtuan avancim të mekanizmave ekzistues, ndërsa në realitet po i shkatërrojnë ato që tashmë ekzistojnë. Asnjë element në këtë propozim nuk e zbaton frymën e Amendamentit VI të Kushtetutës. Politikën afirmative e kanë varrosur me vetëdije.

Kjo nuk është vetëm dështim politik, është kthim i qëllimshëm prapa, drejt një kohe që shqiptarët e kanë tejkaluar me shumë mund.

Dhe ajo që dhemb më shumë: në këtë dokument që shuan të drejtat, qëndrojnë edhe firma shqiptare.

Kjo është vijë e kuqe. Ky është alarm.

Kushdo që ende beson në barazi, në përfaqësim dhe në dinjitet, duhet të distancohet qartë nga kjo politikë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Nuk mund të heshtim kur shitet e tashmja dhe rrënohet e ardhmja.

Banner

Related posts

Ukraina po shqyrton njohjen e Kosovës

admin

Myftiu i Tetovës Qani ef.Nesimi përcolli grupin e tretë të nijetlinjëve për haxh

admin

Vazhdon sot gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançe Zhezhovskit

Gjyla Halili