AKTUALE

Selimi: Problemi nuk është ligji, por mentaliteti “Maqedonia e maqedonasve”

Analisti dhe aktivisti Sefer Selimi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me çështjen e gjuhës shqipe dhe provimin e jurisprudencës, duke theksuar se problemi nuk qëndron te korniza ligjore, por te, siç e quan ai, një qasje ideologjike përjashtuese.

Në një status publik, Selimi shprehet se Kushtetuta, Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe vetë çështja e provimit në gjuhën shqipe nuk janë thelbi i problemit.

Statusi i plotë i Sefer Selimit:

Problemi nuk është Kushtetuta, nuk është Ligji për përdorimin e gjuhëve, nuk është as provimi i jurisprudencës në shqip. Problemi është dogma, doktrina ideologjike politike e partisë që udhëheq këtë qeveri: “Maqedonia e maqedonasve”.

Fatkeqësia e Maqedonisë së Veriut është ky mentalitet arkaik, i ndërtuar mbi ndjesinë e supremacisë etnike dhe privilegjin e pronësisë ekskluzive mbi shtetin. Një mentalitet që shpërfaqet si albanofobi dhe shovinizëm ndaj çdo përpjekjeje të shqiptarëve për t’u integruar si të barabartë.

Dhe natyrisht, kur këto përpjekje refuzohen (sepse “integrimi” pranohet vetëm nëse je inferior ndaj “etnisë supreme”) dhe kur kjo thuhet me zë të lartë, atëherë akuza është e gatshme: nuk e do këtë shtet.

Nejse… faktet flasin ndryshe! Dhe nuk e di a ështe fat apo fatkeqësi?!

Banner

Related posts

Rama nga Bashkia e Tiranës, vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu

Gjyla Halili

Drejtori i ansamblit shqiptar z.Shkodran Tolaj në takim me drejtorin e përgjithshëm të Klan – Kosova z.Adriatik Kelmendi

admin

Micevski: Kemi dorëzuar kërkesë për debat në Kuvend për ndryshime ligjore dhe forcimin e sigurisë në komunikacion

Gjyla Halili