
Me respekt dhe krenari të thellë, Shoqata “Malësia” në Kaliforni përkujton sot 115-vjetorin e Kryengritjes së Malësisë, një ngjarje të shquar në historinë tonë kombëtare.
Më 6 prill të vitit 1911, bijtë e trimë të Malësisë u ngritën kundër padrejtësisë dhe sundimit të huaj, duke treguar vendosmëri, guxim dhe dashuri të palëkundur për lirinë dhe të drejtën për vetëvendosje.
Kjo kryengritje ishte më shumë se një përpjekje për çlirim; ajo ishte një thirrje për dinjitet, identitet dhe të drejtën për të jetuar të lirë në trojet tona. Sakrifica e burrave dhe grave të Malësisë mbetet një shembull i paharrueshëm i qëndresës dhe unitetit kombëtar.
Shoqata “Malësia” nderon sot kujtimin e dëshmorëve dhe luftëtarëve të Malësisë, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë së tyre. Ata na obligojnë të ruajmë dhe të forcojmë vlerat për të cilat luftuan: lirinë, drejtësinë dhe bashkimin.
Lavdi përjetë heronjve të Kryengritjes së Malësisë!
Ja postimi plotë:
Sot, me respekt dhe krenari të thellë, përkujtojmë 115-vjetorin e Kryengritjes së Malësisë, një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare.
Më 6 prill, bijtë trima të Malësisë u ngritën kundër padrejtësisë dhe sundimit të huaj, duke dëshmuar vendosmëri, guxim dhe dashuri të pashoqe për lirinë.
Kjo kryengritje nuk ishte vetëm një përpjekje për çlirim, por një thirrje e fuqishme për dinjitet, identitet dhe të drejtën për të jetuar të lirë në trojet tona. Sakrifica e atyre burrave dhe grave mbetet një shembull i paharrueshëm i qëndresës dhe unitetit kombëtar.
Në këtë përvjetor, përulemi me nderim para kujtimit të dëshmorëve dhe luftëtarëve të Malësisë, të cilët me gjakun e tyre shkruan një kapitull të lavdishëm të historisë sonë.
Trashëgimia e tyre na obligon të ruajmë dhe të forcojmë vlerat për të cilat ata luftuan: lirinë, drejtësinë dhe bashkimin.
Lavdi përjetë heronjve të Kryengritjes së Malësisë! Kujtimi i tyre do të jetojë gjithmonë në zemrat tona, Sheki Krnic

