AKTUALE

Harry Bajraktari: Studentët shqiptarë kërkojnë atë që u takon me ligj

Banner

Atdhetari dhe afaristi i njohur shqiptar në ShBA, Harry Bajraktari, ka shprehur mbështetjen e tij për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë realizimin e të drejtës për arsim në gjuhën shqipe, një e drejtë e garantuar me Kushtetutë.Në reagimin e tij publik, Bajraktari theksoi se kërkesat e studentëve nuk përbëjnë privilegj, por janë të drejta themelore që burojnë nga ligji. Ai nënvizoi se moszbatimi i Kushtetutës nga institucionet shtetërore cenon parimet bazë të demokracisë, barazisë dhe bashkëjetesës ndëretnike.“Maqedonia e Veriut, nëse synon të jetë pjesë e familjes evropiane, duhet të respektojë në mënyrë të plotë të drejtat e çdo qytetari pa dallim,” është shprehur Bajraktari.Ai gjithashtu bëri thirrje që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të ndërmarrin hapa konkretë për zbatimin e plotë të të drejtave gjuhësore, përfshirë zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe.Reagimi i Bajraktarit vjen në një kohë kur çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në sistemin arsimor dhe institucionet publike vazhdon të mbetet temë e debatit në vend.Ja postimi plotë:🇦🇱Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë privilegje, por atë që u takon me ligj: të drejtën për arsim në gjuhën shqipe. Kjo është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë.Kur një shtet nuk e zbaton Kushtetutën e vet, dëmton themelet e demokracisë, barazisë dhe bashkëjetesës. Nëse Maqedonia e Veriut synon të jetë një shtet evropian, atëherë respektimi i ligjit dhe i të drejtave të çdo qytetari pa përjashtim, nuk është opsion, por detyrim.Zëri i studentëve shqiptarë është i drejtë. Është koha që institucionet maqedonase të dëgjojnë dhe të veprojnë duke bërë zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipeZoti e bekoftë marë popullin shqiptar, kudo që është 🙏🇦🇱#MeStudentët #HarryBajraktari @followers

Banner

Related posts

Isen Shabani pritet me respekt dhe mbështetje të fuqishme në Sanakos

Gjyla Halili

Organizata Shqiptaro-Amerikane: Federalizmi, rruga për barazi dhe stabilitet në Maqedoni

Gjyla Halili

Kasami paralajmëron gjykatësit kushtetues: Gjuhën e kemi fituar me gjak, vendimi juaj mund të ketë pasoja për shtetin!!

Gjyla Halili