AKTUALE

Incidenti në protestë, reagon Arbër Ademi:Aktivisti i Izet Mexhitit tentoi një provokim të ulët për kamera!

Banner

Arbër Ademi ka reaguar ashpër pas protestës së sotme të studentëve në Shkup, duke akuzuar për përpjekje për provokim dhe komprometim të protestës.

Sipas Ademit, gjatë protestës, Izet Mexhiti ka tentuar një provokim përmes një aktivisti të tij, Besnik Haliti nga Çair, i cili sipas tij, nuk ishte student.

“Sot, në protestën e studentëve, Izet Mexhiti tentoi një provokim të ulët për kamera nga një aktivist i tij, i quajtur Besnik Haliti nga Dizhoni i Çairit, i cili as student nuk ishte. Qëllimi është i qartë: të komprometohet një kauzë studentore dhe jopartiake për ta mbrojtur Fillkovin dhe hajnitë e tyre”, shkruan Ademi.

Ai më tej shton se tentativa për të njollosur protestën ka dështuar.
“Kur nuk mund ta ndalosh protestën, përpiqesh ta njollosësh. Por, dështuan. Studentët dolën për një të drejtë. VLEN-i erdhi për ta prishur protestën, por nuk ia doli”, thekson Ademi.

Në fund të reagimit të tij, Ademi shpreh bindjen se studentët do të fitojnë këtë betejë.

“Studentët do t’ia dalin mbanë, deshën apo nuk deshën ata që sot frika u ka hyrë në palcë”, përfundon reagimi i tij.
Protesta e studentëve vazhdon të marrë mbështetje të gjerë publike, ndërsa tensionet politike rreth saj po rriten gjithnjë e më shumë.

Ja postimi plotë:

Sot, në protestën e studentëve, Izet Mexhiti tentoi një provokim të ulët për kamera nga një aktivist i tij, i quajtur Besnik Haliti nga Dizhoni i Çairit, i cili as student nuk ishte.

Qëllimi është i qartë: të komprometohet një kauzë studentore dhe jopartiake për ta mbrojtur Fillkovin dhe hajnitë e tyre.

Kur nuk mund ta ndalosh protestën, përpiqesh ta njollosësh. Por, dështuan.

Studentët dolën për një të drejtë.
VLEN-i erdhi për ta prishur protestën, por nuk ia doli.

Studentët do t’ia dalin mbanë, deshën apo nuk deshën ata që sot frika u ka hyrë në palcë.

Banner

Related posts

Ndëron jetë Tahir Hani

Gjyla Halili

Sqarim për opinionin nga Komuna e Sarajit

Gjyla Halili

Zgjedhjet në Mal të Zi, deklarohet Abazoviq

admin