AKTUALE

Shoqata “Malësia e Madhe” Michigan: 6 Prilli, ditë kujtese për sakrificën dhe lirinë kombëtare

Banner

Me rastin e 6 Prillit, Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” ka përkujtuar me nderim të thellë Kryengritja e Malësisë së Madhe, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Kjo kryengritje, e udhëhequr nga Dedë Gjo Luli dhe e mbështetur nga malësorët trima, përfaqëson një dëshmi të fuqishme të sakrificës, guximit dhe përkushtimit për liri dhe dinjitet kombëtar.

Në këtë përvjetor u rikujtua edhe ngritja historike e flamurit në Deçiq më 6 prill 1911, një akt simbolik që shënoi qëndresën dhe aspiratën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Shoqata shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuan në këtë kapitull të lavdishëm të historisë sonë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe trashëgimisë kombëtare.
Lavdi përjetë!

Ja postimi plotë:

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”

Në përkujtim të Kryengritja e Malësisë së Madhe

Me rastin e 6 Prillit, Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” përkujton me nderimin më të thellë një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Kryengritja e Malësisë së Madhe, e udhëhequr nga Dedë Gjo Luli dhe e mbështetur nga bijtë trima të Malësia e Madhe, përbën një dëshmi të lartë të sakrificës, guximit dhe përkushtimit për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

Ngritja e flamurit në Deçiq, më 6 Prill 1911, mbetet një simbol i përjetshëm i qëndresës dhe aspiratës së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, përulemi para veprës dhe sakrificës së atyre që shkruan këtë kapitull të lavdishëm të historisë sonë.

Lavdi përjetë!

Banner

Related posts

Blerim Bexheti komenton vizitën e Grubit dhe Mēsuesit në Saraj: MJERIM!!!

admin

Kovaçevski shpreh ngushëllime për vdekjen e Darko Dimovskit, kryetar i LSM-së

admin

BDI rithekson përkushtimin e saj ndaj paqes, sigurisë kolektive dhe partneritetit të pathyeshëm me SHBA, NATO-n dhe Bashkimin Evropian

Gjyla Halili