AKTUALE

Spiropali mbështet studentët: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

Banner

Ish-ministrja për Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një sinjal shqetësues për funksionimin praktik të shtetit të së drejtës.

Në reagimin e saj, Spiropali thekson se ekziston një vijë e hollë mes dinjitetit dhe heshtjes, duke nënvizuar se protesta e sotme nuk është thjesht një alarm, por një tregues se diçka thelbësore nuk po funksionon siç duhet në zbatimin e të drejtave të garantuara.
Ajo vë në dukje se kur një e drejtë e parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj kërkohet në rrugë, kjo tregon nevojën për reflektim serioz institucional. Sipas saj, të drejtat nuk duhet të mbeten vetëm në letër, por duhet të zbatohen dhe të ndihen në jetën e përditshme të qytetarëve.

Duke folur për statusin e gjuhës shqipe, Spiropali është shprehur se ajo nuk mund të jetë objekt diskutimi apo kompromisi, por përbën një të drejtë themelore që nuk duhet t’i nënshtrohet interpretimeve të paqarta.

Protestën e studentëve ajo e cilëson si një thirrje të qartë për forcimin e standardeve demokratike dhe garantimin e të drejtave themelore. Sipas saj, një shtet që garanton përdorimin e gjuhës, forcon barazinë, ndërsa barazia ndërton besim dhe stabilitet për të gjithë qytetarët.
Spiropali shpreh mbështetje të plotë për studentët, duke theksuar se ata nuk po mbrojnë vetëm gjuhën shqipe, por edhe dinjitetin dhe parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një shoqëri e drejtë.

Në fund, ajo thekson se kjo çështje nuk i përket vetëm shqiptarëve, por përbën një test për funksionimin real të shtetit. Duke iu referuar marrëdhënieve mes Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Spiropali nënvizon se respektimi i të drejtave dhe forcimi i barazisë janë pjesë e një rrugëtimi të përbashkët drejt integrimit evropian.

Banner

Related posts

Osmani nuk do ta dekretojë Ligjin për pagën minimale pa vendim të Kushtetueses

admin

Moti me diell, temperatura deri në 24 gradë

Gjyla Halili

Drejtori i byrosë për metrologji Selami mer pjesë në përvjetorin e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtin

admin